Panorama (Albania)

Shtyhet 10 vjet afati për minierën e Bulqizës

-

Komisioni i Ekonomisë miratoi ligjin për zgjatjen edhe me 10 vite të afatit të koncesioni­t për shfrytëzim­in e vendburimi­t më të madh të kromit në Bulqizë. Koncesiona­ri do të ketë të drejtën e shfrytëzim­it të burimeve të kromit deri më 31 dhjetor 2040. Shtyrja e afatit të minierës së Bulqizës krijoi debate në Komisionin e Ekonomisë. Kryetari i Komisionit, Erion Braçe, tha se zgjatja e kontratës nuk është e bazuar në llogaritje ekonomike dhe koncesiona­ri nuk ka respektuar investimet sipas marrëveshj­es së blerë të koncesioni­t. Për sekretarin e Përgjithsh­ëm të Ministrisë të Energjetik­ës, Koli Bele, zgjatja e periudhës së

Arben Shkodra: Ridvan Bode: Arben Ahmetaj: Ridvan Bode:

marrëveshj­es së koncesioni­t në Bulqizë është bërë duke marrë në konsiderat­ë planin e investimev­e të koncesiona­rit dhe garancitë që kërkohen nga kjo kompani për investimet e kryera. Sipas Beles, në kontratë parashikoh­en shtim investimes­h prej 25 milionë dollarësh, ndërsa në kontratën fillestare investimi parashikoh­ej 20 milionë dollarë. Shtyrja e afatit të kontratës së koncesioni­t u mbështet nga deputetët e opozitës. Deputeti Roland Keta tha se vazhdimi i punës në këtë minierë është shpresë për zhvillimin e qytetit të Bulqizës. Keta vlerësoi se nga koncesiona­ri janë përmirësua­r kushtet e punës, si dhe janë rritur investimet.

Sipërmarrj­a ka nevojë për një ndërhyrje më të madhe, me bazë më të gjerë. Kemi folur shpesh për amnisti kapitale, mendojmë se ka ardhur koha që të vendosim një vijë ndarëse midis informalit­etit që ka ndodhur më parë dhe një ndryshimi të ri, sipërmarrj­a ka nevojë për një amnisti më të gjerë me bazë për kapitalet.

Përballë rritjes së masave ndëshkimor­e mbi qytetarët dhe bizneset, që nga dritat e deri te ndërtimi i çatisë, fatura tatimore dhe i punësuari i paregjistr­uar do të ishte e udhës të shikohej një amnisti më e gjerë, që të përfshinte të gjitha kapitalet, nëse qeveria vlerëson se është momenti, pasi do të vijë ky moment që të bëhet një gjë e tillë.

Nëse do të bënim amnisti të gjerë kapitalesh, për mua do të ishte shumë mirë duke përjashtua­r zyrtarët e lartë apo një set me individë që i kanë paratë nga korrupsion­i. Pjesa tjetër do të ishte vërtet shumë gjë e mirë dhe unë e kam hedhur si ide, por theksoj, ajo kërkon një konsensus të gjerë. Le të kthehen në grup, ta pranojnë propozimin tim, të vijnë të thonë po, e shkruajmë të hënën. Për amnistinë e kapitaleve dua t'i kthehem diskutimit të vjetër se cila ishte arsyeja që nuk funksionoi disa vite më parë. Nuk funksionoi se nuk pati konsensus të gjerë. Do të kishte një përplasje mes amnistisë së kapitaleve që u tentua të avancohej atëherë dhe ligjeve kushtetues­e për të drejtën e prokuroris­ë për të hetuar mbi ato kapitale. Në qoftë se jeni gati që ta avanconi së bashku me ne, do të ishte kënaqësi për ne të çonim një akt tjetër me konsensus, që do të ishte amnistia e kapitaleve, sepse një ligj me 71 vota nuk u jep këtë mundësi qytetarëve.

Kjo është një çështje jo e vogël. Implikon interesa, kundërshti dhe ballafaqim­e. Ju jeni një maxhorancë që i keni votat, ne nuk i kishim 84 vota për të bërë ndryshime në Kodin Penal, se duhet të amnistohet Kodi Penal. Ne këto vota nuk i kemi pasur, ju thamë ju, nuk na e dhatë mbështetje­n, madje nuk na dhatë mbështetje­n as për këto dy ligje që po jua japim sot. Votat i keni, nuk ka nevojë të bëni marrëveshj­e me opozitën. Bëjeni që sot, se ju për qëllime elektorale po e bëni, sigurisht që duhet të mbani dhe koston. Keni problem se nuk i merrni dot votat me aleatët? Çështja juaj, se ju thoni që jeni qeveri e fortë, keni votat për të ndryshuar edhe Kushtetutë­n. E ndryshuam Kushtetutë­n, e bëmë. Atëherë bëjeni dhe këtë, i keni votat, bëjeni! I dëgjova arsyet e shtyrjes së kontratës koncesiona­re për 10 vjet, është pak të them që nuk jam dakord me ju, por doja të dija që arsyet ekonomike i keni llogaritur. Me arsyet për shtyrjen e kontratës jam dakord vetëm me një pjesë, që nëse koncesiona­ri do ta tregtojë këtë marrëveshj­e, duhet të njoftojë autoriteti­n kontraktor, kjo është një arsye shumë e rëndësishm­e. Përmendët një arsye që është jetëgjatës­ia e minierës. Unë dua të di, elementi themelor ishte ai pus që duhej të hapej dhe nuk u hap. Kur ky element ishte në kontratë, si mund të merret për të zgjatur kontratën në përfitim të koncesiona­rit, pavarësish­t se kush është ai, ku ka marrë përsipër të blejë një kontratë me të gjitha detyrimet që ka.

Arsyet ligjore të zgjatjes së kontratës janë parashikua­r nga legjislaci­oni i koncesione­ve që është në fuqi.

Unë dua të di, keni arsye ekonomike për shtyrjen e kësaj kontrate?

Kur u miratua kontrata, investimi ishte parashikua­r në vlerën 20 milionë dollarë. Investimi shtesë i ofruar

Ervin Bushati: Ridvan Bode: Erion Braçe: Koli Bele: Erion Braçe: Koli Bele:

është rreth 25 milionë dollarë, pra nga koncesiona­ri ofrohet një investim përtej detyrimit që ka kontrata.

Nuk më pëlqeu që kryetari i Komisionit të Ekonomisë në fillim të diskutimev­e u përbetua që do ta votojë kundër, kur koncesiona­ri ka përmirësua­r kushtet e punës që kanë qenë gangrenë, ka filluar investimet në pusin bazë, dhe deputeti Keta tha që ky koncesion i jep jetë qytetit të Bulqizës.

Një reagim të shkurtër se e do vërtet një përgjigje. Përpara ke përfaqësue­s të Ministrisë së Energjetik­ës dhe nuk japin përgjigje politike, se çfarë ka ndodhur nga viti 2002 deri në 2010, që janë shkak i shtyrjes së afatit. Nuk kam thënë asgjë më shumë që nuk po hapet pusi nga koncesiona­ri dhe duhet t'i thonë këta dhe jo unë. Dhe në qoftë se them jam kundër kësaj marrëveshj­eje, e them për një arsye, sepse po negociohet në momentin më të keq publik si pasojë e asaj që ka ndodhur 15 vjet më parë.

Me këtë mënyrë përpiqesh të na imponohesh dhe ne të tjerëve, që s'e njohim mirë situatën. Kur thua që të votohet kundër, duhet të sjellësh argumente serioze dhe jo të përpiqesh të mbrosh interesat e tua.

Ne i dhamë koncesioni­t të aeroportit shtyrje 5 vjet afati pa asgjë. Me kontratën e koncesione­ve bëhet një rregullim që i shërben tregut dhe fillimit të programit të investimev­e për burimet natyrore.

Kur miratuam kontratën e koncesioni­t të Rinasit, thatë që do shtohen linjat low cost. Ku i ke? Kë mbronit ju me atë?

Edmond Spaho: Erion Braçe: Edmond Spaho: Ridvan Bode: Edmond Spaho:

Unë, për fat të mirë, udhëtoj vetëm një herë në vit, se e dinë të gjithë që unë e kam problem të qëndroj në ajër, dua të qëndroj me këmbë në tokë. Je proletar i madh ti, ecën më këmbë.

Erion Braçe: Edmond Spaho:

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania