Panorama (Albania)

Gati ligji edhe për faljen e parave “të fshehura”

Ahmetaj: Kapitalet do amnistohen me konsensus të opozitës

-

Biznesi përsëriti dje në Komisionin e Ekonomisë kërkesën për amnistinë e kapitaleve.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, shpjegoi se në rast se do të ketë konsensusi­n e opozitës, ai është i gatshëm të nisë hartimin e ligjit. Kreu i Financave, Ahmetaj, solli në vëmendje se amnistia e propozuar në vitin 2011 nuk u miratua, për shkak se nuk gëzonte konsen- sus të gjerë. "Nëse do të bënim amnisti të gjerë kapitalesh, për mua do të ishte shumë mirë, duke përjashtua­r zyrtarët e lartë apo një set me individë që i kanë paratë nga korrupsion­i, pjesa tjetër do të ishte vërtet shumë gjë e mirë dhe unë e kam hedhur si ide, por theksoj ajo kërkon një konsensus të gjerë. Le të kthehen në grup, ta pranojnë propozimin tim, të vijnë të thonë po, e shkruajmë të hënën", u shpreh Ahmetaj. Deputeti i opozitës, Ridvan Bode, e mbështeti qeverinë të hartojë një amnisti më të gjerë, duke përfshirë edhe atë të kapitaleve. Bode shpjegoi se qeveria duhet të vendosë kur është koha e duhur. Pavarësish­t se opozita e cilësoi të domosdoshm­e amnistinë e kapitaleve, nuk dha konsensusi­n për ta votuar atë në rast se do paraqitej drafti. Deputeti Bode i kujtoi maxhorancë­s se për amnistinë e kapitaleve në vitin 2011, nuk mori konsensus nga opozita e atëhershme, ndërsa kërkoheshi­n 84 vota për ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale. Bode u shpreh se maxhoranca duhet ta miratojë amnistinë e kapitaleve me votat e saj dhe për këtë nuk ka nevojë të bëjë një marrëveshj­e me opozitën.

 ??  ?? Komisioni i Ekonomisë
Komisioni i Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania