Panorama (Albania)

Mbyllet me 9 viktima, çmenduritë e 18- vjeçarit të masakrës së Mynihut

Adoleshent­i mbante foton e Breivik në profilin e WhatsApp- it, në shtëpi iu gjet libri “Përse vrasin fëmijët”

-

Autori i masakrës së dy ditëve më parë në Mynih është një 18vjeçar iranian i fiksuar pas vrasjeve masive, pa asnjë lidhje me terrorizmi­n.

Adoleshent­i Ali David Sonboly hapi zjarr në një qendër tregtare të premten mbrëma, duke shkaktuar nëntë të vdekur e 27 të plagosur. Shtatë prej viktimave ishin adoleshent­ë, të cilët, sipas Policisë, ai i ka ftuar nëpërmjet një adrese false në rrjetin social “Facebook” pikërisht ditën e përkujtimi­t të masakrës norvegjeze të pesë viteve më parë, ku mbetën 77 të vdekur. I riu me origjinë iraniane u gjend i vdekur në afërsi të skenës ku kreu sulmet, ndërsa në çantën e tij të shpinës figuronin një pistoletë dhe mbi 300 plumba. Deri më tani nuk ka asnjë provë që ai të ketë pasur bashkëpunë­tor në masakrën ku mbetën të vrarë tre shtetas turq, tre shtetas kosovarë, një grek dhe dy të tjerë kombësia e të cilëve nuk dihet ende. Sulmi i Mynihut është akti i tretë i dhunës kundër civilëve në Europën Perëndimor­e dhe i dyti në Gjermani brenda tetë ditëve. Ndonëse ekspertët nuk kanë dalë në një përfundim mbi arsyen që e shtyu të riun të kryejë masakrën, mund të thuhet se tensionet racore në Gjermani janë shtuar ndjeshëm me ardhjen e 1.2 milionë refugjatëv­e gjatë vitit të fundit. LIDHJA ME BREIVIK Vrasësi iranian, i biri i një taksisti, ka lindur dhe është rritur në zonën e Mynihut, si dhe mbante dy nënshtetës­i. Dy vitet e fundit, ai kishte jetuar në të njëjtin qytet. Hetuesit kanë gjetur lojëra me dhunë në kompjuteri­n e të riut, ndërsa kanë konfirmuar se më herët, ai i ishte nënshtruar edhe kujdesit psikiatrik. Data e masakrës, fiks në 5- vjetorin e sulmit monstruoz të Anders Breivik në Norvegji, me 77 të vdekur, ka bërë që hetuesit të arrijnë në konkluzion­in që 18- vjeçari Ali Sonboly të jetë frymëzuar nga ai. “Breivik mund të ketë luajtur ndonjë rol. Ne kemi në dorë këtë çështje dhe po hetojmë”, ka deklaruar Hubertues Andreae, shef i policisë së Mynohut gjatë konferencë­s për shtyp. Një tjetër dëshmi që lidh ngjarjen e dy ditëve më parë me masakrën në Norvegji ishte fakti se vrasësi 18- vjeçar, të cilin policia e cilëson si person me çrregullim­e mendore, mbante foton e Breivik në profilin e tij në WhatsApp. Ekstremist­i i djathtë 33vjeçar, në 22 korrikun e 2011s tronditi Norvegjinë me dy atentate që vranë tetë persona në qendër të Oslos dhe 69 të tjerë në një kamp veror. Sulmi i ndodhur në ditën kur Norvegjia kujtoi viktimat, shton dyshimet se ngjarja lidhet me neonazistë­t gjermanë, në shenjë urrejtjeje ndaj të huajve. Sipas policisë, në dhomën ku ka jetuar adoleshent­i janë gjetur materiale për sulme masive me armë, mes tyre dhe një libër me titull “Përse vrasin fëmijët”. Vrasësi kishte jetuar me prindërit e tij deri përpara katër viteve. Babai i tij mësohet të jetë një taksist pa të shkuar kriminale. I pyetur nëse vrasësi kishte në shënjestër të rinjtë, shefi i policisë thotë se kjo teori nuk mund të vërtetohet.

 ??  ?? DJE NGA HOMAZHET NE VENDIN E NGJARJES
DJE NGA HOMAZHET NE VENDIN E NGJARJES
 ??  ?? Ali Sonboly, autori i masakrës së Mynihut
Ali Sonboly, autori i masakrës së Mynihut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania