Panorama (Albania)

Tre shqiptarë viktima të sulmit, Kosova sot në zi

-

Çmenduria e 18vjeçarit iranian në një nga dyqanet e “McDdonalds” në Mynih ka lënë nëntë viktima, tre prej të cilëve shqiptarë.

Sipas të dhënave, viktimat janë Armela Segashi, 14 vjeçe, Dijamant Zabërgja, 21 vjeç, nga Kosova dhe Sabinë Sulaj, 15 vjeçe, me shtetësi shqiptare. Lajmi është konfirmuar dhe nga familjarët e të vrarëve, sipas të cilëve tre të rinjtë nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të shkaktuara nga sulmi i 18-vjeçarit iranian. Ndërsa dy të parët janë përkatësis­ht nga Podujeva dhe Vushtria, Sulaj rezulton të jetë nga Tirana. Indiciet e para i ka dhënë ish- ambasadori shqiptar në Angli, Mal Berisha, i cili thotë se adoleshent­ja ishte vajza e mikut të tij, Gëzim Sulaj. Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ish- diplomati shpreh ngushëllim­et për humbjen e jetës së Sabinës, ndërsa vlerëson faktin që autoritete­t kosovare shpallën ditë zie të dielën për dy jetët e humbura të të rinjve me origjinë nga Kosova. E prekur nga sulmi i së premtes në qendrën tregtare rezulton të jetë edhe një tjetër shqiptare, që ndryshe nga të mësipërmit ka arritur të mbijetojë nga sulmi me armë. Bëhet fjalë për shtetasen Lumnije Azemi, 44 vjeç. “Përfaqësue­sit e policisë gjermane, përmes komunikimi­t zyrtar me autoritete­t e shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në Mynih, kanë njoftuar se në mesin e të plagosurve janë edhe tre shtetas me status të panjohur të shtetësisë, Mirsad Jovanoviç dhe Benet Adili. Kurse Lumnije Azemi, e datëlindje­s 20.04.1972, është shtetase e Kosovës”, thuhet në njoftim. Ministria e Jashtme u shpreh ngushëllim­e të thella familjarëv­e dhe qëndron pranë tyre në këto momente të vështira për ta dhe të gjithë komuniteti­n shqiptar në botë. MPJ kosovare thotë se është në komunikim të vazhdueshë­m me autoritete­t e sigurisë për të ndjekur nga afër tragjedinë.

KOSOVA NË ZI Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli të dielën ditë zie kombëtare në nderim të tre viktimave kosovare të masakrës së Mynihut. Në njoftimin e zyrës së Presidenti­t thuhet se dita e zisë shpallet edhe në solidarizi­m me popullin gjerman. “Me vendimin e Presidenti­t Thaçi flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit”. Në faqen zyrtare në “Facebook”, Thaçi i cilëson të vrarët heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkët­a në Europë. “Vendosa të shpall ditë zie ditën e diel për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih. Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegje­n e Europës. Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllim­e të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet përpara tyre!”.

 ??  ?? Dijamant Zabërgja
Dijamant Zabërgja
 ??  ?? Sabinë Sulaj
Sabinë Sulaj
 ??  ?? Armela Segashi
Armela Segashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania