Panorama (Albania)

Abuzoi me shortin, dërgohet në gjyq kancelarja e Apelit

"Suzana Mandija ndërhyri në short kundrejt ryshfetit"

- ARMAND BAJRAMI

Prokuroria për Krimet e Rënda përfundoi hetimet ndaj ish- kancelares së Gjykatës së Apelit Durrës, e akuzuar për manipulim të procedurës së shortit të çështjeve gjyqësore kundrejt ryshfetit.

Dosja në ngarkim të Suzana Mandijas, e shkarkuar nga detyra pas nisjes së procedimit ndaj saj, është dërguar për gjykim në Gjykatën për Krimet e Rënda. Në këtë gjykatë ajo do të përballet me akuzën e "korrupsion­it pasiv... të funksionar­ëve të drejtësisë". Sipas Prokuroris­ë për Krimet e Rënda, Mandija i ka marrë një shumë prej 1500 eurosh një qytetari, i cili ishte palë në një proces gjyqësor në Apelin e Durrësit, për t'i afruar datën e nisjes së shqyrtimit gjyqësor. Në të njëjtën dosje Prokuroria ka dërguar për gjykim edhe të pandehurin Gëzim Shala. Ai akuzohet për "ushtrim ndikimi të paligjshëm". Sipas organit të akuzës, i pandehuri Shala ka ndërmjetës­uar te Mandija qytetarin, që kërkonte të shqyrtonte sa më shpejt çështjen e tij.

HETIMI

Procedimi penal në ngarkim të kancelares së Apelit Durrës, të hetuar në masën e sigurisë "arrest shtëpie", ka nisur pas një kallëzimi të shtetasit S. T. gjatë vitit të kaluar. Ai ka rrëfyer prej disa vitesh se ka qenë palë në një proces gjyqësor në Gjykatën e Elbasanit, për një çështje prone. Kjo gjykatë ka vendosur në favor të tij, duke urdhëruar ZVRPP- në në fjalë për të regjistrua­r parcelën sipas aktit të marrjes së tokës në pronësi. Vendimi është apeluar nga ana e ZVRPP në Apelin e Durrësit. Sipas Prokuroris­ë, për shkak se data e parë e gjyqit ka vonuar më shumë se një vit, kallëzuesi është interesuar tek Apeli ku ka marrë kontakt me kancelaren Suzana Mandija dhe i ka treguar problemin e tij. "Pas rreth një ore, ajo i thotë se do ta ndihmojë për caktimin e datës që të jetë sa më EURO dyshohet të ketë përfituar e pandehura Suzana Mandija në formë ryshfeti për të përshpejtu­ar procedurën e shortit për një nga çështjet gjyqësore të mbërritura në Gjykatën e Apelit Durrës afër, por nuk merr dot gjë përsipër për gjyqtarët, duke e lënë të kuptonte që për gjyqtarët duhej të flisnin përsëri", thuhet në dosjen e Prokuroris­ë. Dy- tre muaj më vonë, gjyqi është zhvilluar dhe S. T. ka takuar kancelaren, duke e falënderua­r për caktimin e një date për gjyqin. Procesi në fjalë është kthyer për rigjykim në Shkallën e Parë Elbasan, e gati dy vite më pas është apeluar sërish. Pasi kanë kaluar rreth 7- 8 muaj pa një datë të parë gjyqi, S. T. ka shkuar në Gjykatë, ku i kanë sugjeruar të takojë kancelaren për të caktuar një datë sa më të shpejtë. Sipas Prokuroris­ë, S. T. ka depozituar kallëzim dhe ka pranuar të bashkëpuno­jë me Policinë Gjyqësore për përdorim të metodave speciale të hetimit, përgjime ambientale e telefonike. "E pandehura, Suzana Mandija, gjatë ushtrimit të detyrës funksional­e që ka, përkundrej­t shpërblimi­t të padrejtë në para, ka ndërhyrë në procesin administra­tiv të shortit të çështjeve duke favorizuar kallëzuesi­n S. T. Ndërsa i pandehuri Gëzim Shala me veprimet e tij i ka kërkuar kallëzuesi­t S. T. një përfitim të paligjshëm, duke i premtuar ndërhyrjen te kancelarja e Gjykatës së Apelit Durrës me qëllim për të ndihmuar kallëzuesi­n në procedurën e shortit të çështjes civile", thuhej në dosjen e Prokuroris­ë.

 ??  ?? Gjykata e Apelit Durrës
Gjykata e Apelit Durrës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania