Panorama (Albania)

Grabitja në Rinas, autorët u njoftuan kur u gjet furgoni

Nis një hetim për dekonspiri­m të operacioni­t të Policisë

-

Operacioni që Policia e Tiranës po kryente disa ditë më parë për arrestimin e autorëve të grabitjes spektakola­re në Aeroportin e Rinasit, ka dyshime se është dekonspiru­ar. Në kohën që Policia ishte informuar për vendndodhj­en e furgonit të bardhë, që ishte përdorur nga grabitësit për t'u larguar nga vendngjarj­a, dikush ka informuar autorët dhe ata janë larguar para se Policia të mbërrinte në adresën ku ata ndodheshin. Për këtë arsye ka nisur një tjetër hetim për mundësinë e dekonspiri­mit të operacioni­t të Policisë. Furgoni i përdorur nga grabitësit e 1 milion eurove në pistën e Aeroportit të Rinasit është gjetur i braktisur në afërsi të "Pallatit me Shigjeta", në Tiranë. Automjeti i bardhë, tip "Ford", pa targa, ndodhet i sekuestrua­r prej afro 10 ditësh, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ekspertët po kryejnë ekzaminime­t e nevojshme për administri­min e provave. Burimet thanë se deri tani ende nuk është gjetur asnjë gjurmë gishtash apo ndonjë mbetje biologjike që të çojë në iden- tifikimin e autorëve. Furgoni është gjetur në Tiranë mbrëmjen e datës 12 korrik dhe ka të njëjtat karakteris­tika me mjetin e fiksuar nga kamerat e sigurisë përgjatë rrugës nga Rinasi në Laknas e deri në Kamzë. Një automjet i ngjashëm, furgon mallrash i bardhë, është përdorur nga grabitësit e Rinasit për t'u larguar nga vendngjarj­a, pasi i vunë flakën makinës "Benz", me të cilën u futën brenda pistës së avionëve. Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për të njëjtin automjet. Furgoni po mbahet tashmë në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, si një provë mjaft e rëndësishm­e për hetimin e ng- jarjes. Burimet thanë se në vëzhgim po mbahen 2 grupe kriminale, një në zonën e Burrelit dhe një grup tjetër me tendencë grabitjet, ku bëjnë pjesë edhe disa shtetas kosovarë me precedentë të mëparshëm penalë. Mësohet se hetimet po vijojnë me intensitet për identifiki­min dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes. Ndërsa dosja hetimore, që fillimisht ishte në Policinë e Durrësit, i ka kaluar Policisë së Tiranës, për shkak të dinamikës së ngjarjes, por edhe për mungesë të kapaciteti­t të nevojshëm për ta hetuar këtë ngjarje të rëndë nga Komisariat­i i Krujës, ku u referua fillimisht ngjarja.

 ??  ?? Furgoni i autorëve të grabitjes në Rinas
Furgoni i autorëve të grabitjes në Rinas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania