Panorama (Albania)

Pezullohen nga detyra 6 efektivë të "Shqiponjav­e"

Incidenti para një jave, dhunuan pronarin e një lokali

- ETLEVA DELIA

Gjashtë efektivë të Njësisë "Shqiponja" janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur një hetim nga Drejtoria e Standardev­e Profesiona­le, për shkelje të rënda disiplinor­e.

Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë, mësohet se 6 efektivët e pezulluar pa afat kanë vepruar jashtë juridiksio­nit, pa ndonjë plan konkret veprimi, si dhe kanë dhunuar pronarin e një lokali pranë rrethrrotu­llimit te Dogana. Nga ana tjetër, edhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur një hetim, në ngarkim të oficerëve të Policisë. Ndërsa mësohet se nuk ka ndonjë kallëzim me shkrim nga pronari i lokalit që është dhunuar, por incidenti është konstatuar nga vetë punonjësit e Ministrisë së Brendshme, që në atë moment po shoqëronin eskortën e ministrit Saimir Tahiri. Burimet thanë se të pezulluari­t janë të gjithë pjesë e një grupi të Njësisë "Shqiponja". Masa "pezullim nga detyra", deri në përfundim të hetimit të nisur nga Drejtoria e Standardev­e Profesiona­le, është dhënë për komandanti­n e grupit, Shkëlzen M., si dhe për efektivët Artan A., Julian B., Haki D., Indrit M. e Luan A. Mbrëmjen e së premtes, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është zhvilluar një mbledhje e posaçme, ku janë pyetur rreth incidentit të gjithë efektivët që kanë marrë masën disiplinor­e. Ata kanë sqaruar situatën, duke dhënë versionin e tyre për ngjarjen, veçmas njëri- tjetrit. Mësohet se të gjashtë policët e pezulluar kanë dorëzuar edhe armët e shërbimit.

INCIDENTI

Incidenti, për të cilin aku- zohen të kenë kryer shkelje disiplinor­e 6 efektivë policie, ka ndodhur mbrëmjen e datës 16 korrik, në afërsi të sheshit "Shqiponja", te rruga "Dritan Hoxha", në Tiranë. Rreth orës 21: 45, grupi i Njësisë "Shqiponja", që drejtohej nga komandanti dhe 5 efektivë, është nisur nga Drejtoria e Policisë, për te rrethrrotu­llimi i Doganës, pasi sipas burimeve kishin marrë një informacio­n për persona që mbanin armë zjarri. Ende nuk është sqaruar ky moment, nëse ka pasur ndonjë urdhër verbal, me shkrim, apo ndonjë plan konkret veprimi. Kontrolli fillimisht ka nisur te disa automjete të parkuara para një lokali në atë zonë. Pronari i një tjetër lokali, që ndodhet përballë vendit ku po kryhej kontroll nga ana e efektivëve të "Shqiponjav­e", shtetasi Alban Berisha, u është afruar për t'i pyetur se çfarë kishte ndodhur. Këtu ka nisur edhe përplasja mes efektivëve dhe pronarit të lokalit. Njëri nga efektivët mësohet se e ka goditur me grusht Alban Berishën dhe i ka vendosur prangat. Por në atë moment, pranë vendngjarj­es ka qenë duke kaluar eskorta e ministrit të Brendshëm dhe disa punonjës të Ministrisë kanë parë situatën, duke ndaluar. Ende nuk është sqaruar se cila ka qenë arsyeja reale e konfrontim­it të efektivëve të Policisë me personin në fjalë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania