Panorama (Albania)

Pushimet tragjike, dy fëmijë dhe oficerja vdesin në aksident

Furgoni përplaset me veturën e kosovarëve. Plagosen 9 të tjerë

- GJIROKASTE­R/

Përfundojn­ë tragjikish­t pushimet për dy familje. Një oficere e Policisë mbeti e vdekur bashkë me fëmijën e saj disa muajsh, ndërsa një familje nga Prishtina humbi djalin 2 vjeç.

Disa të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për shkak të aksidentit ku u përfshinë mjetet në të cilat udhëtonin. Ngjarja e rëndë ndodhi në kthesën e fshatit Mashkullor­ë, në orën 14: 00, në aksin nacional Gjirokastë­r- Tepelenë. Sipas burimeve policore, dy automjete janë përplasur fuqishëm me njëra- tjetrën aq sa ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe lëndimin e 9 të tjerëve. Makina tip furgon gri, me targa AA760LI, vinte nga jugu, ndërsa automjeti tjetër tip “Nissan”, me targa zvicerane ZH75095, me shtetas kosovarë në bord, po shkonte për pushime.

Nga burimet policore, mësohet se familja kosovare që gjendej në bordin e “Nissan”it po shkonte për pushime në Ksamil, madje kishin rezervuar edhe dhomën në një prej hoteleve të zonës. Kjo pasi në mjet është gjetur kartëvizit­a e këtij hoteli me emrin e pronarit sarandjot në të. Dëshmitarë­t në vendngjarj­e kanë thënë se përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa është dëgjuar në një rreze gati 300 metra. Ndërkohë që Policia e Gjirokastr­ës ka shkuar në vendngjarj­e të sqarojë rrethanat e aksidentit në fjalë. Mësohet se në furgon ndodheshin 8 persona, të afërm mes tyre, të cilët po ktheheshin në Tiranë, pas pushimeve në Sarandë. Ndërsa në mjetin me targa zvicerane ndodheshin 4 të tjerë. Të paktën këto kanë qenë konfirmime­t nga burime, nisur nga identiteti dhe dëshmitë e pakta që kanë mundur të marrin nga personat e lënduar më lehtë. Si pasojë e kësaj përplasjej­e ka humbur jetën Albana Hasani, 38 vjeçe, nga Fieri e banuese në Tiranë, efektive e Policisë së Shtetit. Ajo udhëtonte në furgonin e drejtuar nga bashkëshor­ti i saj, Hasan Dedja, ndërsa në krahë mbante fëmijën disa muajsh, Dorjenin. Mësohet se nëna ka gjetur vdekjen në vend, ndërsa fëmija ka humbur jetën gjatë transporti­mit për në spitalin e Gjirokastr­ës. Pak çaste më vonë ndërroi jetë dhe fëmija 2- vjeçar me origjinë nga Prishtina, Luan Hasanaj. Fillimisht të gjithë të lënduarit janë transportu­ar me urgjencë për në spitalin e Gjirokastr­ës e prej andej ata më rëndë u nisën me helikopter për në Tiranë. Pikërisht Leombra dhe Irfan Hasanaj, si dhe fëmija 10vjeçar, Ened Gjylo, janë dërguar me helikopter, në gjendje të rëndë. Kirurgët e spitalit të Gjirokastr­ës, duke parë rëndimin e të tjerëve, nisën me autoambula­ncë edhe të lënduarit e tjerë, konkretish­t: Hasan Dedjan, Gencian Sherifin, Kejdi Gjylon, Entela Gjylon dhe Pajtesa Hasanajn. Ndërsa e vetme në spitalin e Gjirokastr­ës, ka ngelur Aida Hasani.

 ??  ?? Pas aksidentit
Pas aksidentit
 ??  ?? Furgoni ku udhëtonte oficerja Albana Hasani me familjen e saj
Furgoni ku udhëtonte oficerja Albana Hasani me familjen e saj
 ??  ?? Policia në vendin e aksidentit
Policia në vendin e aksidentit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania