Panorama (Albania)

“Drejtësia”, Rama: Pati mungesë transparen­ce e konceptim si sfidë personale

“Falë rolit përcaktues të Ilir Metës në arritjen e konsensusi­t, sot të gjithë mund të thonë se votuan si patriotë...”

- ARISTIR LUMEZI

Sekretari i Përgjithsh­ëm i LSI- së, Luan Rama, shpreh rezerva për mënyrën se si u hartua dhe u debatua Reforma në Drejtësi, për mungesën e transparen­cës, por dhe konceptimi­n e reformës si sfidë personale dhe si mjet kërcënimi për kundërshta­rin politik. Në një intervistë për gazetën "Panorama", Rama shprehet se miratimi i reformës përbën çeljen e një epoke të re për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Ai vlerëson si përcaktues rolin e kryeparlam­entarit Meta në arritjen e konsensusi­t të plotë në Kuvend për këtë reformë, por dhe të ambasadorë­ve Lu dhe Vlahutin që, sipas tij, iu desh të zhvisheshi­n nga kostumi diplomatik e të bënin politikani­n e modelit shqiptar. I pyetur nëse ka një krisje në marrëdhëni­et brenda koalicioni­t qeverisës, me një gjuhë të kujdesshme Rama shprehet se mungesa e besimit është një sëmundje e hershme e politikës shqiptare dhe se LSI- ja, sipas tij, është forcë politike që i respekton marrëveshj­et, i respekton parimet dhe partnerite­tin. Ndryshe nga paketa kushtetues­e, Sekretari i Përgjithsh­ëm i LSI- së është i prirur që në vjeshtë, 7 ligjet që shoqërojnë këtë paketë të debatohen hapur, por jo vetëm ato, por dhe çdo gjë që lidhet me një qeverisje sa më të mirë. Kërkesën për impulse të reja në qeveri, për LSI- në, sipas Luan Ramës, është një angazhim patriotik që udhëhiqet nga interesi i qytetarëve. Në lidhje me bashkëpuni­min e ardhshëm elektoral, Rama shprehet se do të jetë Konventa kombëtare e LSI- së që do të vendosë në vjeshtë trendin e qëndrimeve politike të kësaj partie.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania