Panorama (Albania)

OSHEE: U instaluan 46,835 matësa dhe 17,003 lidhje të reja

-

Për të njëjtën periudhë rezulton të jenë kryer nga Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike 17,003 lidhje të reja të energjisë elektrike, ndërsa janë instaluar 46,835 matësa të energjisë elektrike në të 11 rajonet, në të cilat është ndarë kompania. Sipas detyrimit ligjor, përcaktuar nga ERE dhe angazhimit të Ministrisë së Energjisë, OSHEE- ja ndërmori fushatën e instalimit të matësave te të gjithë abonentët, për periudhën janar- qershor 2016, të cilët ishin rreth 37 mijë. Janë të shumtë abonentë që u janë vendosur matësat në qershor, muaji i fundit sa i takon afateve, ku instalimi i pajisjes është bërë në mes të periudhës së leximit të sahatit. OSHEE- ja ka shpjeguar pak ditë më parë edhe mënyrën e përllogari­tjes së faturave të reja. Abonentët që janë pajisur me matësa para 1 korrikut do të kenë dy fatura njëra për periudhën pa matës dhe tjetra për periudhën e leximit me matës. Shpjegimit nëpërmjet shembujve janë dhënë pak ditë më parë për gazetën nga drejtoresh­a e divizionit tregtar në OSHEE, Albana Ferraj. Le të themi se kemi një konsumator, të cilit i lexohet fatura nga data 22 maj deri më 22 qershor dhe matësi i është vendosur në datën 28 maj, që do të thotë se, është 6 ditë pa matës dhe 24 ditë me matës. Në këtë rast, kemi dy komponentë, 6 ditë aforfe, të llogaritur­a sipas formulës së ERE dhe pjesën çfarë ka pasur të lexuar në matës deri më datën 22 qershor që i takon 24 ditëve të konsumit të matësit. Pra, këtij abonenti do t'i vijnë në shtëpi dy fatura, njëra për periudhën pa matës dhe tjetra për periudhën e leximit me matës. Abonentët kanë qenë prezent gjatë procesit të instalimit të matësit dhe është e lehtë të kuptojnë se në cilën periudhë kanë qenë pa matës dhe kur ka nisur leximi. Në rast se kemi një tjetër kategori abonentësh që lexohen nga data 25 maj- 25 qershor dhe rastësia është që matësi është vendosur më datën 25 qershor 2016. "Kjo do të thotë se e gjithë periudha e leximit mujor ka qenë pa matës dhe do të faturohet aforfe për periudhën maj- qershor. Për periudhën nga 25 qershor 2016, ky abonent, deri më 25 korrik do të jetë me lexim. Ky është ndryshimi dhe kjo do të thotë se çfarë do të gjejë abonenti në faturën e muajit qershor", ka shpjeguar Ferraj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania