Panorama (Albania)

Kushtet për çerdhet e reja, kamera sigurie që në hyrje

Rritet siguria, kriteret për çerdhet publike dhe private

-

ÇERDHE publike me një kapacitet prej më shumë se 3 mijë fëmijësh, numër i cili ka ardhur gjithnjë në rritje, numërohen vetëm në kryeqytet. Ndërkaq nuk ka ende një databazë të atyre private, të licencuara ose jo

Të gjitha çerdhet duhet të pajisen edhe me një kënd argëtues për të vegjlit në ambientet e jashtme të saj. Ato duhet të jenë të rrethuara për të lejuar vëzhgimin e tyre e njëkohësis­ht të mos lejojë futjen e personave të paautorizu­ar. “Këndet e lojërave duhet të rrethohen me gardhe për të përcaktuar zonën e lojës, për të mundësuar mbikëqyrje­n pamore të fëmijëve dhe për t’i mbrojtur nga hyrja e individëve dhe mjeteve të paautorizu­ara”. Përveç elementeve të rëndësishm­e, kërkohet gjithashtu që në qendrat e kujdesit për fëmijët duhet të implemento­hen edhe teknologji për mirëpërdor­imin e ujit, duke vënë si kusht reduktimin e tij në masën 20%. “Të projektohe­n sisteme të vaditjes dhe mbjelljes për të përdorur minimumin e ujit të pijshëm për vaditjen e bimësisë në oborr”, përcaktohe­t në dokumentin orientues për projektimi­n e çerdheve të reja. Aty është parashikua­r çdo element me detaj, deri edhe te shkallët, të cilat duhet të jenë minimalish­t 1- 1.3 metra dhe me mbajtëse në të dyja kahet.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania