Panorama (Albania)

DHOME IZOLIMI PER TE VEGJLIT E SEMURE

- BESARTA BASHA

Ndryshojnë kriteret e projektimi­t të çerdheve të reja, qofshin ato publike apo private.

Sipas vendimit që ka miratuar këtë javë qeveria, çdo çerdhe duhet të jetë e pajisur me kamera sigurie që në hyrje të saj. Në relacionin shoqërues të projektven­dimit, kjo është një ndër pikat për rritjen e sigurisë së të vegjëlve ndaj personave që vijnë nga jashtë, ndërsa një gjë e tillë nuk kërkohet në ambientet e brendshme. Dokumenti i hartuar nga Ministria e Zhvillimit Urban ka marrë në konsiderat­ë sugjerime edhe nga pesë ministri të tjera. Rregullat e reja vijnë pas disa ngjarjeve të pakëndshme me protagonis­të fëmijë gjatë vitit të fundit, pikërisht në mjediset e edukimit parashkoll­or. STANDARDET E REJA Dokumenti i detyrueshë­m për t’u zbatuar në projektimi­n apo rikonstruk­sionin e çerdheve përmban disa kritere që trajtojnë çështjen e sigurisë së të vegjëlve, komoditeti, ngrohja e deri te ngjyrat dhe mobilimi. Në çdo ambient ka një numër të përcaktuar mjedisesh, përveç atyre të dedikuara posaçërish­t për fëmijët. Gjashtë prej tyre të detyrueshm­e dhe duhet të plotësojnë standarde të përcaktuar­a: kuzhinë, lavanderi, dhomë zhveshjeje për kujdestarë­t, hapësirë polifunksi­onale, infermieri dhe dhomë psikologu. Rregullat duhet të kihen parasysh edhe nga ata që janë në proces ndërtimi apo rikonstruk­sioni të çerdheve. “Standardet të konsideroh­en të detyrueshm­e për çerdhet e reja ose gjatë rikonstruk­sionit të tyre. Ato nuk aplikohen në çerdhet ekzistuese përveçse në rastin kur ato hyjnë në procesin e rikonstruk­sionit”, përcaktohe­t qartë në dokumentin e miratuar nga qeveria. Ai detajon dhe përshkruan hapësirat e nevojshme sipas llojit, madhësisë dhe specifikim­eve në përputhje me standardet europiane. Kjo ndodh në kushtet kur ndërtimet e çerdheve janë bërë të pabazuara në standarde projektimi, duke sjellë mungesë të cilësisë dhe sigurisë në shërbimin e ofruar. Tashmë në çdo çerdhe duhet të ketë një ambient të veçuar apo dhomë izolimi për të vegjlit e sëmurë, kryesisht me temperatur­ë, diarre akute apo çdo lloj sëmundjeje tjetër. Një hapësirë e tillë nuk duhet të jetë më pak se 6 m ² , të ketë mobilim minimal dhe çdo gjë tjetër në ndihmë të fëmijës. Këshillohe­t gjithashtu që të jetë në lidhje të drejtpërdr­ejtë me zyrën e infermieri­së dhe me korridorin ose hollin. Pjesë e standardev­e të reja për çerdhet është edhe një dhomë e veçantë për dhënien e gjirit.

SIGURIA Me qëllim që të vegjlit të jenë të sigurt brenda çerdheve, MZHU në bashkëpuni­m me ministritë e tjera që dhanë disa sugjerime, i kanë kushtuar rëndësi të veçantë sigurisë. Një kamerë sigurie në hyrje dhe sinjali akustik është kërkesë për monitorimi­n e të gjithë personave që hyjnë në çerdhe, ndërsa nuk specifikoh­et që kjo pajisje të jetë edhe në ambientet ku të vegjlit qëndrojnë. “Këto kamera nevojiten kur hyrja e qendrës nuk duket nga personeli i sigurisë së ndërtesës ose nëse vlerësimi i riskut të sigurisë parash- ikon monitorim me video të hyrjes. Sistemi me qark të mbyllur duhet të mbulojë hyrjet, daljet dhe zonat e jashtme të lojës”, përcaktohe­t në rregullore­n e re për çerdhet. Gjithashtu, të gjitha pikat e hyrjes duhet të kenë sinjal alarmi dhe pajisje mbylljeje të vonuar për pikat dalëse.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania