Panorama (Albania)

Burg dy ish- zyrtarëve, ryshfet për lejen mjedisore

-

TIRANE - Gjykata e Tiranës dënoi me nga 1 vit e 4 muaj heqje lirie dy ish- inspektorë të Agjencisë Rajonale të Mjedisit pranë Ministrisë së Mjedisit në kryeqytet për "korrupsion". Të pandehurit Taulant Manaj e Florian Progni u shpallën fajtorë për marrjen e një ryshfeti prej 350 mijë lekësh në këmbim të dhënies së licencës mjedisore për një biznes privat në kryeqytet. Në të njëjtin vendim, Gjykata u hoqi të pandehurve të drejtën e ushtrimit të funksionev­e publike në periudhën 5 vjet për të pandehurin Manaj dhe 3 vjet për Prognin. Akti korruptiv i dy të pandehurve u denoncua nga programi investigat­iv "Stop". Kërkuesi i lejes mjedisore për biznesin e "tregtisë me pakicë të produkteve të zgarës" A. M., regjistroi me audio e video takimin me të pandehurin Taulant Manaj, ish- specialist i lejeve dhe Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis në ARM, në Qendrën Kombëtare të Licencimit. "Gjatë bisedës Taulanti u ka kërkuar shumën 3000 euro dhe më pas ata kanë rënë dakord se shuma që duhej të paguhej përfundimi­sht do të ishte 350.000 lekë. Kjo shumë është paguar nga A. M., në dy këste, të pandehurit Florian Progni, i cili u është prezantuar vëllezërve M., nga Taulanti si eksperti që do të bënte matjet", thuhej në vendim. Disa ditë më vonë, A. M., ka ardhur në dijeni nga i pandehuri Florian Progni se leja mjedisore ishte firmosur dhe ai mund ta merrte atë në QKL.

 ??  ?? Taulant Manaj
Taulant Manaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania