Panorama (Albania)

Sulmet, pritet të thyhen tabutë post- naziste

Debatohet kthimi i Ushtrisë gjermane në rrugë

-

Pas sulmeve të fundit, në Gjermani ka nisur një debat mbi thyerjen e një prej tabuve që prej Luftës II Botërore, kthimin e ushtarëve të armatosur nëpër rrugë. Kjo është e ndaluar në Gjermaninë e periudhës post- naziste. Vendimi mund të merret për të ndaluar akte terrorizmi apo dhune me pasoja të ngjashme, si në rastin e sulmeve të fundit. Debati i fundit i sigurisë duket se po përfshin ligje të reja të ashpra mbi armët dhe përdorimin e trupave të armatosura. Debatet kanë nisur pasi një 18- vjeçar, i sëmurë mendor, ka vrarë 9 të rinj të premten e kaluar në Gjermani si hakmarrje pas disa vitesh që e kishin tallur. Një nga rregullat e Gjermanisë së pasluftës së Dytë Botërore ishte se qëndrimi i ushtarëve do të limitohej kryesisht në kazermat e tyre, një politikë e brendshme e përdorur me synimin për të ulur imazhin e agresivite­tit dhe krimeve të kryera nga ushtria gjermane e udhëhequr nga Adolf Hitler. Por, pas masakrës së të premtes në zonën e Bavarisë, e cila ndodhi vetëm një javë pasi një tjetër adoleshent, një 17- vjeçar afgan ka sulmuar me sëpatë pasagjerët në një tren, sërish në zonën e Bavarisë, ministri i Brendshëm i Landit Bavarez, Joachim Herrmann tha se ushtarët duhet të bashkohen në luftën kundër terrorit, në të njëjtën mënyrë siç po bëjnë edhe në Francë, sipas “Mailonline”. “Ne po përballemi me një situatë ekstreme. Ne nuk jetojmë në kohën e republikës Weimar tani”, tha Herrmann duke iu referuar eksperimen­tit me demokracin­ë në Gjermaninë e pas Luftës I Botërore, i cili dështoi rëndë dhe rezultoi me ngritjen e nazistëve. Ai tha se rezervimet mbi vendosjen e ushtarëve në rrugë nuk ishin më të aplikueshm­e sepse “ne jemi një demokraci absolutish­t e qëndrueshm­e”. Por, ai theksoi se vendimi kur dhe ku duhej të vendosej Bundeswehr ( ushtria), duhej të mbetej në harmoni me Policinë.

“Bundeswehr mund të vendoset nën lidershipi­n e

ARMA E PËRDORUR

Arma e përdorur nga vrasësi Ali Sonboly ishte blerë në “tregun e zi” online dhe ishte një replikë e “Glock” me një certifikat­ë nga Sllovakia. Pistoleta gjysmëauto­matike 9mm kishte hyrë kontraband­ë në Gjermani dhe i ishte shitur ilegalisht vrasësit 18- vjeçar, Ali Sonboly. Numri dhe seria e armës ishte fshirë, por u gjet gjurma e certifikat­ës së saj. Besohet se kjo ka qenë arma e përdorur për të vrarë nëntë të rinjtë në Mynih. Pistoleta “Glock 17” ishte një replikë e konvertuar për të qëlluar me plumba të vërtetë. shteteve gjermane, të cilat janë përgjegjës­e për sigurinë e brendshme, për të mbrojtur qytetarët e tyre”, tha ai. Paralele me këto plane diskutohen edhe planet e tjera për ashpërsimi­n e mëtejshëm të ligjit të armëve, i cili është strikt në Gjermani.

 ??  ?? Trupat naziste në Francën e pushtuar
Trupat naziste në Francën e pushtuar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania