Panorama (Albania)

Sulm me hanxhar në Gjermani, vritet një grua

Policia arreston sulmuesin, ishte azilkërkue­s sirian 21- vjeçar

-

Një tjetër sulm ka tronditur Gjermaninë, kur një refugjat sirian 21- vjeçar ka sulmuar një grua me hanxhar, duke e vrarë atë dhe duke plagosur dy persona të tjerë.

Sulmuesi është arrestuar nga Policia, e cila ka deklaruar se ngjarja nuk ka lidhje të dukshme me terrorizmi­n. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e vogël perëndimor, Reutlingen afër një qebaptorej­e pranë një stacioni autobusi në Sheshin Listplatz. Mediat gjermane kanë raportuar se arsyet e sulmit në qytezën në jug të Shtutgardi­t mbeten ende të paqarta. Disa raportime thonë se emigranti, fillimisht, po debatonte me gruan. Azilkërkue­si kishte sulmuar dy femra dhe një mashkull në Reutlingen, rreth 40 km në jug të Shtutgarti­t, sipas deklaratës së Policisë. Një nga femrat e sulmuara vdiq më pas në spital. Sipas gazetës “Bild” ajo ishte shtatzënë. Por Policia ka siguruar se pas arrestimit të tij nuk ka më rrezik në zonë. “Me shqyrtimin e provave, dalim në përfundimi­n se nuk ka lidhje me terrorizmi­n”, thuhet në një deklaratë të Policisë mbi ngjarjen. Ky ishte akti i tretë i dhunshëm në Gjermani brenda dhjetë ditëve të fundit. Pamjet nga vendi i ngjarjes tre- gojnë të riun e gjakosur, i cili është i shtrirë në tokë dhe po mbahet nga një polic. Policia e ka shtrirë në tokë përpara se ta prangoste. Besohet se një burrë që ka kaluar pranë vendngjarj­es me një BMW e ka goditur 21- vjeçarin ndërkohë që ai sulmonte njerëzit me hanxhar, duke ia lehtësuar punën Policisë për ta arrestuar. Një dëshmitar tha për median gjermane “Bild” se: “Sulmuesi ishte plotësisht jashtë kontrollit. Ai vraponte me hanxhar madje edhe pas makinës patrullues­e të Policisë”. Zëdhënësi i Policisë, Bjoern Reusch tha në një deklaratë, të dielën, se dëshmitarë­t kishin treguar se 21vjeçari, i cili ishte i njohur për Policinë, po debatonte me gruan që ekzekutoi para se ta sulmonte atë, rreth orës 16: 30. Dukej se ai po vepronte i vetëm dhe nuk kishte bashkëpunë­torë. Azilkërkue­si nga Siria ish- te i përfshirë në incidente të tjera të dhunshme edhe më parë, ku ka lënë njerëz të lënduar, sipas Policisë. Zëdhënësi i Policisë nuk dha informacio­ne të detajuara se kur kishte mbërritur ky azilkërkue­s në Gjermani, ose kur kanë ndodhur incidentet e mëparshme. Sulmi ndodhi në një kohë kur Gjermania është e lënduar nga masakra e së premtes, ku humbën jetën nëntë njerëz, kur një adoleshent iraniano- gjerman sulmoi me një pistoletë dhjetëra njerëz, shumica të rinj, pranë një McDonaldi dhe një qendre tregtare.

 ??  ?? I arrestuari në Reutlingen për sulmin me hanxhar
I arrestuari në Reutlingen për sulmin me hanxhar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania