Panorama (Albania)

Sulmi në Mynih, 19- vjeçari u sakrifikua për të shpëtuar motrën

-

Një nga viktimat e vrasësit të Mynihut, 18- vjeçari Ali Sonboly, humbi jetën kur doli para sulmuesit për të shpëtuar jetën e motrës së tij binjake, e cila ishte me të pranë vendit ku ndodhi sulmi i së premtes së kaluar. Hetimet kanë treguar se Sonboly ishte paraqitur si një vajzë adoleshent­e në “Facebook” dhe kishte ftuar miqtë për t’u bashkuar me të në një McDonalds në periferi të Moosach, Mynih, për t’i qerasur, por ai më pas u kishte zënë pritë atyre dhe kishte nisur vrasjet brutale me një pistoletë gjysmë- automatike. Ai konsideroh­et si një njeri i vetmuar, me probleme mendore, dhe vrau nëntë të rinj gjatë sulmit të tij të qëllimshëm të të rinjve, si hakmarrje, pasi një pjesë e tyre ishin tallur prej vitesh me të. Shtatë nga nëntë viktimat ishin adoleshent­ë dhe më i riu ishte vetëm 13 vjeç. U zbulua se një viktimë, Huseyin Dayicik, 19 vjeç, kishte shpëtuar jetën e motrës së tij, kur iu hodh sul- muesit duke marrë dy plumba. Dayicik, një shtetas grek, ishte në qendrën tregtare për të blerë dhurata për familjen e tij, kur u përfshi në skenat e tmerrshme. Disa raportime tregojnë se në vend që të vraponte, ai qëndroi dhe shtyu motrën e tij jashtë drejtimit të të shtënave, ndërkohë që sulmuesi po mbushte armën. Djali ishte nga një komunitet mysliman në Trakinë perëndimor­e, por jetonte në Gjermani me familjen e tij. Kryeminist­ri grek, Alexis Tsipras tha se vdekja e Dayicik, “na lidh edhe më shumë në luftën për të çrrënjosur urrejtjen dhe terrorizmi­n në Europë”.

 ??  ?? Huseyin Dayicik, 17- vjeçari që vdiq për të mbrojtur motrën binjake
Huseyin Dayicik, 17- vjeçari që vdiq për të mbrojtur motrën binjake

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania