Panorama (Albania)

Mou- Pep, përplasje gladiatorë­sh pas 4 vitesh armëpushim

-

Ja tek vjen dhe përballja e parë e Zhoze Murinjos dhe Pep Guardiolës. Nuk do të jetë në Mançester, por në Pekin, ndeshje e vlefshme për turneun miqësor "Internatio­nal Champions Cup". Trajneri i Junajtid nis me ankesa për kushtet në të cilat do të zhvillohet ndeshja. Zhoze Murinjo e zhvilloi konferencë­n e tij përpara ndeshjes jashtë stadiumit "Olympic Sports Centre", për shkak të temperatur­ave të larta dhe lagështisë së ajrit brenda sallës, madje meteorolog­ët kanë parashikua­r edhe përmbytje në orën e ndeshjes ( sot në orën 13: 30, me orën lokale). "Na uroni që të jemi me fat nesër ( sot), sepse fati është më i rëndësishë­m sesa rezultati. Rezultati i kësaj ndeshjeje është që ne të kthehemi në shtëpi pa dëmtime dhe kjo është gjithçka që unë uroj. Zhoze Murinjo bëri të pamundurën dhe iu shmang pyetjeve për Pep Guardiolën, duke e përqendrua­r konferencë­n e tij vetëm në kushtet ku do të zhvillohet miqësorja e sotme, por Pep Guardiola ishte natyrshëm më i qetë dhe pranoi të fliste edhe për rivaliteti­n mes tyre. Kur e pyetën spanjollin nëse do t'i shtrëngont­e duart me portugezin sot, 45- vjeçari u përgjigj: ' Sigurisht. Ne jemi djem të kulturuar. Pse jo? Përse nuk duhet t'ia shtrëngoj dorën? Ai ( Murinjo) dëshiron të fitojë. Unë dëshiroj të fitoj gjithashtu'".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania