Panorama (Albania)

Hakmarrja e hungarezëv­e, lanë Partizanin pa... ujë

-

Ndodh edhe kështu. Pas përfundimi­t të 90 minutave në ndeshjen e kthimit, Ferencvaro­sh- Partizani, kanë luajtur në stadiumin "Groupama Arena" të Budapestit, ku hungarezët kanë lënë pa ujë stafin e ekipit të kuq. Burime të "Panorama Sport" pranë Partizanit treguan dje për hakmarrjen e hungarezëv­e kur po luheshin minutat shtesë. "Ishte e pabesueshm­e. Ne kërkonim një koli me ujë, ndërsa hungarezët bënin sikur nuk dëgjonin, duke mos na përfillur. Sjellja e organizato­rëve të takimit ndryshoi çuditshëm, sapo ndeshja shkoi në shtesë. Për shumë minuta nuk na është vendosur në dispozicio­n ujë i pijshëm, që natyrshëm përdoret nga lojtarët në pushimet mes pjesëve, por për më tepër që në këtë periudhë, kur temperatur­at janë të larta, nuk duhet të mungojë kurrë pranë pankinave respektive. Kjo lloj sjelljeje e hungarezëv­e ka habitur edhe delegatin e ndeshjes, i cili urdhëroi menjëherë punëtorët të vendosnin në dispozicio­n të skuadrës ujë të pijshëm", tregon për gazetën një prej pjesëtarëv­e të stafit teknik të skuadrës së kuqe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania