Panorama (Albania)

Veseli largohet nga Lugano

-

Frederik Veseli ka sot ditën e tij të fundit të qëndrimit te Lugano. Diçka të tillë e bëjnë të ditur mediat zvicerane, që raportojnë se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk do të jetë më pjesë e kësaj skuadre në vazhdim. Veseli nuk ishte pjesë e ekipit të tij në ndeshjen e parë të këtij sezoni, për shkak se vuan një pezullim me një ndeshje që nga sezoni i kaluar, mirëpo as në vazhdim nuk do të luajë më me Luganon. Një lajm të tillë e konfirmon edhe vetë presidenti i ekipit. Angelo Renzeti në një intervistë të dhënë për mediat helvete ka konfirmuar mosarritje­n e akordit mes lojtarit dhe klubit. Jo vetëm kaq, por Renzeti ka shpërthyer në akuza për futbollist­in shqiptar. "Nuk kemi gjetur akord dhe nuk do të jetë më pjesë e Luganos në sezonin e ri. Megjithatë nuk e kam pritur këtë sjellje të tij. Ai ishte në Europian falë nesh, mirëpo është treguar mosmirënjo­hës. Mendoja që do të sillej ndryshe", ka deklaruar numri një i ekipit helvet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania