Panorama (Albania)

Hetoi bandat, Reforma “shkrin” Krimet e Rënda

Goditja e grupeve kriminale, prokurorët aludojnë për hakmarrje

- TRAZHGIM SOKOLAJ

Nga viti 2004 e në vazhdim ka hetuar bandat më të rrezikshme kriminale në vend dhe ka sekuestrua­r miliona euro pasuri të marra nga krimi e të kaluara në buxhetin e shtetit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda u krijua pas tragjedisë së 9 janarit 2004 si një organ i specializu­ar për të luftuar trafiqet dhe krimin e organizuar. Shqipëria nuk e kishte pasur një strukturë të tillë për krijimin e së cilës dhanë mbështetje partnerët e huaj amerikanë dhe veçanërish­t Italia. Gjatë ekzistencë­s së saj, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dhjetëra dënime të rënda me mbi 20 apo 30 vite heqje lirie e deri në burgime përjetë. Por Reforma në Drejtësi po “e shkrin” institucio­nin ndaj të cilit duket se politika ka gjetur rastin të hakmerret. Në dokumentin final të reformës, por as në diskutimet dhe në analizat që shoqëruan draftimin e ndryshimev­e kushtetues­e, në asnjë rast nuk u konstatua mungesë rezultates­h nga Krimet e Rënda. Kjo duket se ka lënë pa motiv real ligjor e juridik vendimin për shkrirjen e institucio­nit. Megjithatë, ende pa nisur mirë Vetingu apo seria e kontrollev­e në të cilat do të kalojnë prokurorët e gjyqtarët sipas reformës së miratuar, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të pushojë së funksionua­ri. Institucio­ni i ngritur 12 vjet më parë dhe që u bë pararojë e luftës ndaj krimit të organizuar në vend, do të pushojë së ekzistuari. Më 30 qershor 2014, Presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, vizitoi Krimet e Rënda, Gjykatën e Prokurorin­ë dhe bëri një deklaratë. Ndër të tjera, ai tha se “dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë është rezultat i përpjekjev­e të vetë Shqipërisë dhe shqiptarëv­e, sepse ishte pikërisht puna e bërë në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe reformën në sistemin gjyqësor dhe përpjekjet pozitive që u bënë në luftën kundër krimit. Ndaj jam i kënaqur që gjendem këtu sot për të vizituar Gjykatën e Krimeve të Rënda, që ka një rol shumë të rëndësishë­m për të luajtur në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar”.

SHKRIRJA E PROKURORIS­Ë Kjo është bërë me një fjalë të vetme të vendosur në fund të pikës 8 të nenit 45 të ndryshimev­e kushtetues­e që janë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, më 21 korrik 2016. “Pas krijimit të Prokuroris­ë së Posaçme, Prokuroria për Krimet e Rënda do të pushojë së funksionua­ri. Transferim­i i çështjeve në hetim dhe gjykim do të kryhet sipas ligjit”, kështu thuhet në këtë pikë të ndry- shimeve kushtetues­e, e cila sjell pushimin nga funksionim­i të Prokuroris­ë për Krimet e Rënda. Ligji tashmë i dekretuar nuk thotë asnjë fjalë për fatin e mëtejshëm të institucio­nit. Parashikoh­et vetëm se “pushon së funksionua­ri” dhe as nuk reformohet apo transformo­het, dhe kjo në një kohë kur bilanci i çështjeve të hetuara e të gjykuara është ndër më të mirët në vend. Për herë të parë në historinë e drejtësisë shqiptare, Krimet e Rënda aplikuan metoda të hetimit si ato të antimafias italiane, duke arritur të pendojnë anëtarët e grupeve kriminale dhe t’i përdorin si prova dëshmitë e tyre. Akti ndaj Krimeve të Rënda duket i qëllimshëm, për arsye se trupa e prokurorëv­e paraqiti shqetësimi­n e vet para komisionit të reformës, sapo u njoh me faktin se po planifikoh­ej shkrirja e institucio­nit. Pavarësish­t shqetësimi­t të argumentua­r të përfaqësue­sve të institucio­nit, duke pranuar çdo lloj kontrolli apo vetingu e duke kërkuar të trajtohet i barabartë me gjithë institucio­net e tjera në krejt Republikën, kërkesa e Krimeve të Rënda nuk u mor parasysh. Mënyra se si politikëbë­rësit vendosën shkrirjen e Krimeve të Rënda duket se ngre pikëpyetje se edhe SPAKu, Prokuroria e re që krijon Reforma në Drejtësi, do të ketë të njëjtin fat. Historia duket se do të përsëritet me prokurorin­ë e veçantë si SPAK- u, e cila, do të hetojë një numër veprash penale për korrupsion­in e zyrtarëve të lartë.

 ??  ?? KOMISIONI I REFORMES PER DREJTESI
KOMISIONI I REFORMES PER DREJTESI
 ??  ?? Prokuroria e Krimeve të Rënda
Prokuroria e Krimeve të Rënda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania