Panorama (Albania)

Bllokohen 50 mijë euro të bashkëshor­tit të gjyqtares

Ryshfeti, paratë në dy llogari bankare të Odhise Andreas

-

Sekuestroh­en 50 mijë euro në llogaritë bankare të Odhise Andreas, bashkëshor­tit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e pezulluar nga detyra për korrupsion.

"Me kërkesë të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, Gjykata e Lartë vendosi sekuestro preventive mbi llogaritë bankare, në shumën 50 mijë euro, në emër të shtetasit Odhise Andrea", njoftuan dje burimet zyrtare. Zotëruesi i shumave në banka dhe vetë gjyqtarja janë larguar jashtë vendit para masave të sigurisë ndaj tyre, ndërsa në Tiranë u arrestuan tre persona për dhënie ryshfeti. Sipas Prokuroris­ë, shuma e gjetur në dy banka në emër të bashkëshor­tit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, është e barabartë me vlerën e ryshfetit që ajo dyshohet se ka marrë përmes bashkëshor­tit për një çështje pronësie që kishte në shqyrtim. Sipas Prokuroris­ë, dy bashkëshor­tët dyshohen se kanë kryer veprën penale të "korrupsion- it pasiv të gjyqtarëve...". "Nga hetimi i Prokuroris­ë janë krijuar dyshime të arsyeshme se gjyqtarja Andrea ka marrë, nëpërmjet bashkëshor­tit të saj, shumën prej 50 mijë eurosh, nga disa persona, të cilët ishin palë në një proces gjyqësor civil në Gjykatën e Lartë", pohuan dje burimet zyrtare. Sipas tyre, Prokuroria e Përgjithsh­me kërkoi nga Gjykata vendosjen e sekuestros preventive mbi llogaritë bankare të Odhise Andreas në vlerën totale 50 mijë euro ( shumë e njëjtë me atë që dy- shohet se është marrë në formë korruptive në lidhje me vendimin gjyqësor të gjyqtares). Më 16 korrik 2016, Prokuroria e Përgjithsh­me njoftoi se me kërkesë të saj, Gjykata vendosi masat "pezullim nga detyra" për gjyqtaren Majlinda Andrea dhe "arrest me burg" për të shoqin. Krahas kësaj, atë ditë janë arrestuar tre të dyshuarit Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino. "Këta tre shtetas dyshohet se i kanë paguar gjyqtares Majlinda Andrea 50 mijë euro për të dhënë një vendim në favor të tyre, në një proces njohjeje prone që ishte në shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Shuma e parave dyshohet se i është dhënë gjyqtares nëpërmjet bashkëshor­tit të saj, Odhise Andrea", ka thënë Prokuroria. Nga hetimet ka dalë se Ilia Çabiri, nga Saranda, nga një familje ish- pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqej­e toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit. Deri në fillim të korrikut 2016, kjo çështje ishte në "fazën e studimit" në Gjykatën e Lartë. Çabiri është angazhuar që procesi gjyqësor në Gjykatën e Lartë të përfundont­e në favor të tij. Ai ka kontaktuar me të dyshuarin Petraq Dashi, i cili, nga ana e tij, kishte njohje dhe komunikim me Odhise Andrean. Ky i fundit është bashkëshor­ti i gjyqtares Majlinda Andrea, e cila ishte një prej anëtareve të trupit gjykues të çështjes së të dyshuarit Çabiri në Gjykatën e Lartë.

 ??  ?? Gjyqtarja Majlinda Andrea
Gjyqtarja Majlinda Andrea

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania