Panorama (Albania)

Gjyqi i Frrokut, dy dëshmitë e para në favor të ish- deputetit

-

TIRANE - Gjykata e Tiranës dëgjoi dje dëshmitarë­t e parë të thirrur nga Prokuroria në procesin gjyqësor në ngarkim të ish- deputetit Mark Frroku, i akuzuar për "vrasje me paramendim", "pastrim parash", "fshehje pasurie" dhe "ndërtim të paligjshëm". Dëshmitë e para kanë qenë në favor të ish- deputetit. Dëshmitari i parë i parë ishte vëllai i Kristian Marinajt, të bashkëpand­ehurit të Frrokut për vrasjen në Belgjikë, i cili gjykohet në proces të veçuar në gjykatën e kryeqyteti­t. Dëshmitari Altin Marinaj rrëfeu takimin e zhvilluar mes anëtarëve të fisit të tij dhe Frrokut me familjarët e Aleksandër Kurtit, shqiptarit të vrarë në 1999, në Belgjikë, për vrasjen e të cilit akuzohet Frroku dhe Kristian Marinaj. Kjo mbledhje për llogari të së drejtës zakonore rezulton të jetë bërë në 7 dhjetor 2000. "Janë mbledhur burrat e fisit dhe kanë bërë be para familjarëv­e të Aleksandër Kurtit se asnjëri prej tyre nuk kishte lidhje me vrasjen e Aleksandër Kurtit", u shpreh dëshmitari. Sipas tij, pas këtij momenti, mes familjes së tij dhe asaj të viktimës Kurti nuk kishte pasur asnjë problem. Dëshmitari i dytë në radhë, Ervin Canollari, iu përgjigj pyetjeve të palëve në lidhje me ortakërinë e tij me të pandehurin Frroku në një kompani bastesh. Dëshmitari Canollari sqaroi se ishte njohur me ishdeputet­in në vitin 2006. "Dy vjet më vonë, në vitin 2008, u krijua kompania e basteve, të cilën unë e bleva 10 milionë lekë 100 për qind të aksioneve", tha dëshmitari. Ai rrëfeu se ishte bërë ortak me ishdeputet­in një vit më vonë, kur Frroku i kishte blerë 50 për qind të aksioneve për 5 milionë lekë. Dëshmitari tha se kishte hequr dorë nga kompania e basteve në vitin 2013, kur ia kishte shitur aksionet e tij një shtetasi izraelit. Dëshmitari sqaroi se gjatë administri­mit të përbashkët të kompanisë, bilanci i saj vjetor ishte pozitiv.

 ??  ?? Mark Frroku në Gjykatë
Mark Frroku në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania