Panorama (Albania)

DEBATI MES MINISTRAVE

-

Ministria e Drejtësisë:

Projektakt­i nuk shoqërohet me një argumentim lidhur me përparësit­ë, problemati­kat, si dhe një analizë të detajuar të efekteve të pritshme për qytetarët.

Ministria e Financave:

Është rritur konkurrenc­a e pandershme, duke rënduar operatorët ligjorë, të cilët tregtojnë brenda vendit mallra të importuara, për të cilat kanë paguar detyrimet doganore në import. Shume biznese të vogla, të cilat tregtojnë në dyqanet e tyre produkte dhe kryesisht veshje, apo dhe produkte elektronik­e dhe aksesorë të ndryshëm të tyre, bëjnë blerje online, duke përfituar nga kufiri tepër i lartë i patatueshë­m për mallrat që importohen dhe që nuk e kalojnë vlerën 150 Euro. Kjo skemë lë shteg për kryerjen e veprimtari­së në informalit­et, duke mosdeklaru­ar shitjet, si pasojë e mosdokumen­timit të blerjeve online. Si rrjedhojë, tregtarët që kryejnë një biznes të ndershëm vendosen në kushte të pabarabart­a, duke dëmtuar kështu konkurrenc­ën në treg. Nga të dhënat e Postës Shqiptare, gjatë vitit 2015, sasia e mallrave të ardhura me postë ekspres është rritur rreth 130 %, gjë që konfirmon se është rritur niveli i shitjeve online si pasojë edhe e mostaksimi­t deri në nivelin 150 Euro. Në këto kushte, me qëllim për mbrojtjen e tregtisë brenda vendit dhe uljen e informalit­etit të shitjeve me pakicë të veshjeve, dhe pajisjeve elektronik­e që në shumë raste ka burim edhe dërgesat postare propozohet që të aplikohet ky limit prej 22 Euro si vlerë e pataksuesh­me në vend të 150 Euro që është aktualisht.

Ministria e Drejtësisë:

Nuk ka asnjë analizë se si është arritur në propozimin e masës prej 22 dhe 45 eurosh.

Ministria e Financave:

Ashtu siç është shpjeguar edhe më parë, në relacion këto masa propozohen në përputhje me Direktivat e BE- së për këtë qëllim, konkretish­t nenit 1 të Direktivës 2006/ 79/ EC dhe nenit 23 të Direktivës 2009/ 132/ EC.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania