Panorama (Albania)

Zbardhen çmimet e reja për sigurimin e makinave

Nis aplikimi i tarifave të reja për sigurimin e detyrueshë­m të makinave. Tabela, sa do paguhet sipas cilindratë­s dhe vitit të prodhimit për çdo automjet

-

Të gjithë drejtuesit e makinave do të paguajnë çmime 20 për qind më të lartë për sigurimin e detyrueshë­m vjetor të makinës. Kompanitë e sigurimeve rritën dje çmimet e siguracion­eve për makinat, motoçiklet­at, furgonat, autobusët dhe kamionët.

Rritja e çmimeve varion 1 mijë lekë deri në 10 mijë lekë. Gazeta zbardh të plotë rritjen e çmimeve për të gjitha kategoritë e automjetev­e. Aplikimi i çmimeve të reja nisi dje, ku për të gjitha llojet e makinave të prodhuara para vitit 2005 dhe pas këtij viti, rritja e çmimit varion nga 2 mijë lekë deri në 4 mijë lekë. Vendimi për ndryshimin e çmimit është marrë nga të tetë kompanitë që operojnë në treg. ÇMIMET E REJA

Siguracion­i paguhet në bazë të fuqisë motorike të mjetit, por edhe të vitit të prodhimit. Kufiri ndarës sa i përket viteve është ai 2005. Në rast se një qytetar, i cili disponon një makinë me kapacitet motorik deri në 1600 kubik, qoftë me benzinë apo naftë, e prodhuar para vitit 2005, sipas çmimit të mëparshëm, siguracion­i i makinës ishte 15,810 lekë. Nga sot për këtë lloj makine siguracion­i që do të paguhet është 19,008 lekë në vit. Rritja e çmimit është 3198 lekë. Edhe për makinat e prodhuara pas vitit 2005 rritja e çmimit të sigurimit varion nga 2 mijë lekë deri në 4 mijë lekë. Në rast se një qytetar disponon një makina me kapacitet mbi 1600 kubik të prodhuar pas vitit 2005, çmimi i siguracion­it ishte 15,310 lekë, ndërsa çmimi i ri që paguhet sot do të jetë 18,432 lekë. Rritja e çmimit është 3122 lekë. Edhe çmimi i sigurimit të motoçiklet­ave ka pësuar rritje. Për një motor deri në 150 kubik më parë paguhej 5,610 lekë, kurse çmimi i ri do të jetë 6792 lekë. Rritja e çmimit është 1182 lekë. Rritje kanë pësuar edhe çmimet e siguracion­it të furgonave dhe autobusëve. Për autobusët rritja e çmimit të siguracion­it është 10 mijë lekë, nga 49,210 lekë që ishte çmimi i ri është 59,008 lekë. ARSYET E RRITJES Shoqëritë e sigurimeve janë shprehur se shkak i rritjes së çmimit janë numri i lartë i aksidentev­e, çka sjell ekspozim më të lartë kundrejt rreziqeve për kompanitë. Aktualisht, në bazë të ligjeve përkatëse në fuqi, të ndryshuara, tregu i sigurimit të detyrueshë­m motorik është i liberalizu­ar dhe përcaktimi i primit të shitjes është detyrë e çdo shoqërie sigurimi. Në këto kushte, përpjekjet e shoqërive për të zbatuar tarifa në nivele të tilla, të cilat orientohen kryesisht drejt ruajtjes së pozicionit të tyre në treg, por kompanitë kanë pasqyruar çmime më të ulëta sesa primi i riskut. Sipas vendimit të Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare primi i riskut nuk duhet të jetë më i ulët se 100 euro, çka do të thotë se nuk mund të shiten polisa nën këtë vlerë. Sipas shoqërive të sigurimit, nga bilanci i të dhënave të gjashtëmuj­orit rezultoi se primi i riskut ishte mbi 100 euro. Një arsye tjetër që solli rritjen e çmimit të sigurimeve ishte rritja e taksës me 7 për qind. Me paketën fiskale të 2016- ës, qeveria rriti taksën e primeve të shkruara apo thënë ndryshe taksën e siguracion­eve nga 3 për qind që ishte në 10 për qind. Megjithë rritjen, sërish tarifat e sigurimit të makinave janë ndër më të ulëtat në Europë.

 ??  ?? DORINA AZO
DORINA AZO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania