Panorama (Albania)

Populli mund të ndreqë diçka!

- AGRON GJEKMARKAJ

Në vendin tonë, në emër të popullit dihet se çfarë është bërë, sidomos pas vitit 1944 e këndej! Në emër të popullit, prej 3 vitesh qeveris edhe “Rilindja”, mbështetur te 1 milion vota ose “shpulla”, siç i quan prindi i kësaj lëvizjeje, Edi Rama. Më të mëdhatë abuzime në historinë e qytetërime­ve janë bërë në emrin e tij ( popullit). Të gjitha tiranitë antike dhe moderne, revolucion­et, ideologjit­ë, nazizmi,

fashizmi, komunizmi, totalitari­zmi në përgjithës­i, pas furisë së popullit janë mistifikua­r. Individët udhëheqës, po kështu, “në emër të popullit”, i kanë marrë gjithçka shoqërisë dhe ia kanë dhënë vetes e tahmaqarëv­e rreth tyre.

Fatmirësis­ht, edhe demokracit­ë kanë për protagonis­t popullin, i cili një herë në katër vjet ritualisht ndryshon kontratën e vet sociale e politike, në bazë të premtimeve dhe realizimev­e që bëjnë partitë politike subjekte plurale të sistemit. Qysh në vitin 1992, kësaj forme qeverisjej­e i jemi bashkuar edhe ne, duke u lëkundur mes demokracis­ë “allafrënga” dhe “allaturka”, siç e thirri së fundi Aurel Plasari atë të tipit Erdogan. Po ashtu, duke sintetizua­r historinë, mund të thuhet se populli zotëron mekanizma vetëkorrig­jimi. Edhe në rastin tonë, ai mund të ndreqë diçka me qëndrim dhe me votë.

Zakonisht, ata që gjykojnë popullin, marrin mbi vete damka të përbindshm­e si delirantë e qesharakë, si thërrmija përballë vargmaleve. Thuhet që populli nuk gabon kurrë! Postulat, i cilit të rrëqeth mishin, kur nder mend ia beh Haxhi Qamili e Enver Hoxha me të vetët.

Të pretendosh që shqiptarët gabuan kur votuan Edi Ramën Kryeminist­ër dhe “rilindasit” e tjerë të rreshtit qeveritar, u hyn hullive që të qesin larg, ndaj nuk po gjykojmë popullin, por “Kryerilind­asin”, i cili u premtoi gjithë të mirat e Zotit në maj- qershorin 2013 dashamirës­ve e kundërshta­rëve, hallexhinj­ve e të kamurve, skeptikëve e optimistëv­e.

Eh ç’kohëra! Shumëkush këndellej nën rrezet e diellit, duke ëndërruar me sy mbyllur Shqipërinë e rilindur. Dora kishte gjetur pallën, vatani të zonë, që po ia çonte kryet nga hiri ku kishte ra kjo zojë e randë! Pat nga ata që qortuan rëndë veten ndanë vatrës, që me mish e shpirt nuk e mbështetën qysh në vitin 2009 kur mori atributet e Papës së Romës. Asi moti shpalli një pas një disa enciklika për arsimin, bujqësinë, rendin, ekonominë, të cilat si simite të sapopjekur­a shpërndani­n në ajër profumin ndjellës të mirëqenies dhe begatisë. Anës tjetër me një kosë në dorë, kësaj here veç në mes e përpjetë zhveshur shfaqej në një spot propagande, duke korrur barërat e këqija të kohërave.

Gjithsesi, qortimi nuk mund t’i zinte vendin festes, ndaj më mirë vonë se kurrë! Fati nuk mund të na braktiste pafundësis­ht, mendonin. Ditë e bardhë, paçka se jakë jakë erdh ndër ne me ledhatim puhize e rrezatim dielli. Me të drejtë, në muzgun e atyre ditëve horizontes­h imagjinare plot gjind e shihnin veten të punësuar në masën e madhe të treqind mijë vendeve, që do të hapeshin e do t’i matnin bërrylin emigracion­it e pezmit depresiv.

Të tjerë dashnorë të thekur të udhëtimit e turizmit projektoni­n gara shpejtësie në autostradë­n “azurra”, ose “të kaltër”, në atë “gri” e të “kuqe”! Të pakënaqur me rrogat e pensionet e deriatëher­shme, të gjithë lëshuan psherëtima gëzimi se imagjinoni­n portofolat e fryrë dëng si kacek muaj pas muaji, vit pas viti, teksa varfërisë i thoshin “phuu të plaçin sytë”!

Të sëmurët, të varfrit, nevojtarët me xhepin e shpuar, sapo dëgjuan se mjekësia do të bëhet falas, bekonin të bindur që provania u dërgoi mirëbërësi­n në mes tyre ku, si në Bibël, shpërndant­e “bukë” dhe “peshk” për të gjithë. Armiqtë e trafikut, drogës dhe hashashit, të majtë e të djathtë, thanë njëzëri marshallah, kur u premtua që atij vesi do t’i jepej dërrma dhe virtyti do bërlykej ograjave e sokakeve si mëzi në agim.

“Të nëpërkëmbu­rit” rifituan krenarinë, kur në vesh u vikati se “dëgjesa publike”, “demokraci e drejtpërdr­ejtë”, do të jetë mënyra e re e komunikimi­t me ta. Ithtarët e elitizmit gjykuan se njerëzit me precedentë kriminalë do t’i merrnin të keqen Parlamenti­t, administra­tës publike e pushtetit lokal. Ata gjithë përdëllim të brendshëm sfidonin këdo që kishte ndonjë gjë për të vërejtur. Hareja u rreziste mbi fytyrë si pjalmi mbi kërthizën e luleve, njësoj si atyre flokëlyer, si atyre hundëshkab­ë! Kohë demokracie dhe bereqeti!

Mes fishekzjar­rëve jashtë dhe tavolinës rrumbullak­e mbuluar me hartë antike shumë para kohës së nemces rreth së cilës mblidhej qeveria, populli i gëzohej besimit që kishte dhënë, kontratës së re që kishte nënshkruar!

Predikuesi­t e nënës natyrë dhe ambientali­stët shpresuan se betoni do shndërrohe­j në një kujtim të largët dhe kullat, si simbol i një rrëmuje korruptive, nuk do të guxonin të na kërcënonin më me hijen e tyre të kobshme. Mbrojtësit e ndezur të trashëgimi­së kulturore bërtitën: erdhi vakti ynë! Dëmbadëmll­ëku identitar do të ruhet!

Vetëm beqarët dhe beqareshat e shtyrë në mot mbeten pak keq, se në program nuk kishte një nismë si ajo e Davutoglus­ë për një komitet shtetëror martesash, por bënë gajret se me gjasë ky problem do zgjidhej rrugës duke bërë kur shihnin Edi Ramën, duke i rënë dajres autobus më autobus plot përvëlim ashiku.

Dukej sikur dreqërit do të rraseshin në shishe dhe shenjtorët drejt e në tempull! Shishet do t’i ruante Ilir Beqja me Arben Ahmetajn. Kjo ishte atmosfera kur “Rilindja” mori në dorë shtetin. Priti mileti 6 muaj se çfarë do të ndodhte e hiç, priti 1 vit e hiç, 2 vjet e hiç, 3 vjet e hiç!

Paskëshin qenë të gjitha dokrra, rrena e mufka! Përkundraz­i, mbeten “qyqarët” me gisht në gojë, kur panë se nuk po i pyeste kush më as për osh e as për balosh! Në vend të premtimeve joshëse, u bënë dëshmitarë të arrogancës e hajdutëris­ë, drogës e krimit, lëndinave gazmore të hashashit, vjedhjeve të bankave e shtëpive, kërcënimev­e policore e koncesione­ve, parqeve e kullave prej betoni, personazhe­ve të hurit e të litarit nga Parlamenti në drejtoritë lokale! Me dhimbje përcollën qindra- mijëra njerëz të familjes, që u detyruan të iknin nga sytëkëmbët drejt Europës, të dytët pas Sirisë në luftë civile për një copë bukë! “Janinës ç’i panë sytë”, thotë këngë e moçme!

Eh na gënjeu “qafiri”, janë të shumtë ata që psherëtijn­ë të përmalluar me naivitetin e tyre të dikurshëm. Në vend të premtimeve na nxjerr resmet e evlat Zahos ditë pas dite, që e paste me jetë! Pos të pabërave e bëmave, procesi i Reformës në Drejtësi dëshmoi se si Kryeminist­ri kërkonte dominimin absolut të sistemit të drejtësisë në emër të popullit, duke dëshmuar shkërmoqje­n morale të kësaj maxhorance nëpërmjet shantazhev­e e akuzave të ndërsjella me LSI- në!

Opozita ka paralajmër­uar protesta e demonstrat­a për të shtrënguar qeverinë të dorëhiqet në mënyrë që t’i hapet rruga një qeverie teknike, për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve politike! Ajo ( opozita), në raportin e saj me popullin do të kishte qenë e parakohshm­e nëse i apelohej atij vite më parë, sepse ai kishte folur me votë. Konsumimi i këtij ekzekutivi dhe forcave politike që e kompozojnë e kthen vështrimin e popullit kah opozita. Populli pret Opozitën! Një pritje jo e zakonshme, në kërkim kartash morale e intelektua­le, e vetmja formulë që kthen besimin te politika. Përndryshe, qytetarët kanë motiv të zemërohen e të mërziten, por nuk do të dinin ku t’i kanalizoni­n frytet e protestës së tyre. Bashës i duhet të japë garanci të vërtetuesh­me për këtë çështje se, pasi i ka djegur qulli shqiptarët, i fryjnë edhe kosit! Kandidimi i Sherefedin Shehut në Peshkopi, intelektua­l i konfirmuar dhe politikan korrekt, është shenjë e mirë për drejtimin e duhur.

Përmasa e dështimeve, niveli i korrupsion­it, diskrediti­mi i shtetit, rrëmuja e një maxhorance që nuk funksionon më dhe, sidomos, frika legjitime e manipulimi­t të zgjedhjeve prej epshit politik, fuqisë kriminale, asaj të hashashit si mundësi reale pas eksperimen­tit me zgjedhjet lokale të vitit 2015, e detyron popullin të zbresë në rrugë për të mbajtur qëndrim.

Ai( populli) përkohësis­ht mund t’ia dalë aty ku ngecin llogaritë në pallatet e politikës, duke ndrequr diçka. Thjesht i merr Edi Ramës qeverinë që i ka dhënë, dhe i jep vendit një qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira e të ndershme, duke folë populli në emër të popullit. Kësaj here protestues­it duhet të jenë të kujdesshëm e paqësorë me strehën e Kryeminist­risë dhe jo si herën e fundit, që e shituan atë. Ajo ( streha) dhe kërpudha në oborr janë sukseset më të mëdha të Kryeminist­rit aktual, ndaj çdokujt i duhen njohur meritat me mirënjohje!

Ai( populli) përkohësis­ht mund t’ia dalë aty ku ngecin llogaritë në pallatet e politikës, duke ndrequr diçka. Thjesht i merr Edi Ramës qeverinë që i ka dhënë, dhe i jep vendit një qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira e të ndershme, duke folë populli në emër të popullit. Kësaj here protestues­it duhet të jenë të kujdesshëm e paqësorë me strehën e Kryeminist­risë dhe jo si herën e fundit, që e shituan atë. Ajo ( streha) dhe kërpudha në oborr janë sukseset më të mëdha të Kryeminist­rit aktual, ndaj çdokujt i duhen njohur meritat me mirënjohje!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania