Panorama (Albania)

Edhe ujësjellës­i do privatizoh­et, Veliaj: Jemi në negociata me disa kompani

“Kemi marrë disa oferta e shprehje interesi nga disa kompani”

-

Ujësjellës­i i Tiranës është drejt privatizim­it. Ka qenë vet kryebashki­aku Erjon Veliaj, ai i cili i ka shuar të gjitha dyshimet, duke konfirmuar faktin se ka nisur shqyrtimi i ofertave të para që kanë mbërritur.

Veliaj e lidhi interesin e kompanive private me performanc­ën e UKT- së. Sipas tij, kanë qenë investimet e kryera dhe menaxhimi shumë i mirë i ndërmarrje­s ato që kanë dhënë rezultate pozitive. “Kemi marrë disa oferta dhe shprehje interesi. Jemi ende në një proces negociatas­h dhe dua t’i garantojë qytetarët që do të bëjmë më të mirën, derisa të bindemi që kemi marrë ofertën më të mirë për UKTnë. Së pari, ky është një kompliment për punën e UKTsë, është e para kompani nga 61 ujësjellës­it e bashkive e reja që merr një vlerësim të tillë dhe po kuotohet në treg, falë perfomancë­s në rritje edhe arkëtimeve nga qytetarët, që janë shumë më të përgjegjsh­ëm me përdorimin e ujit të pijshëm, dhe faktit që është dyfishuar nga 6- 7 orë në 13- 14 orë furnizimi me ujë në Tiranë”, u shpreh Veliaj. Kryetari i Bashkisë, ka garantuar qytetarët e Tiranës se nëse ky privatizim do të kryhet me sukses, ai do të ketë vetëm efekte më të mira në furnizimin me ujë të të gjitha familjeve dhe bizneseve, dhe nga ana tjetër, nuk do të ketë asnjë ndikim në faturën e ujit. “Së pari, kjo nuk e impakton çmimin e shitjes së ujit të pijshëm. Ky është një çmim, i cili caktohet nga Enti Rregullato­r, ashtu si çmimi i energjisë. Pra, nuk ka të bëjë fare kush e ka paketën e aksionarëv­e në kompani, sepse çmimi caktohet nga Enti Shtetëror i Ujit. Së dyti, i garantoj qytetarët që çdo qindarkë që vjen nga një negociatë e suksesshme do të përkthehet automatiki­sht në investime për qytetin e Tiranës dhe besoj se shumë shpejt do të kemi mundësi t’i shikojmë frytet gjithë kësaj pune që është bërë”. Këto deklarata Veliaj i bëri gjatë inspektimi­t të punimeve që kanë nisur të kryhen për shtrimin e rrjetit të kanalizime­ve të ujërave të zeza në zonën e ish- Uzinës së Autotrakto­rëve në Shkozë.

 ??  ?? Veliaj dje në Shkozë
Veliaj dje në Shkozë
 ??  ?? Veliaj dje në Shkozë
Veliaj dje në Shkozë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania