Panorama (Albania)

NXIRRET GJALLË PAS 17 ORËSH

-

Një vajzë 10- vjeçare është nxjerrë nga rrënojat në Pescara del Tronto, një nga tri qytetet që janë shkatërrua­r keq nga tërmeti në Italinë Qendrore. Në mbrëmje, tri gra vraponin në atë çka ka mbetur nga rruga e qytezës dhe bërtisnin “Ajo është gjallë”. Shefi i Zjarrfikës­ve, Danilo Dionesei, ka konfirmuar se pas 17 orësh vajza është nxjerrë e gjallë nga nëntoka dhe është dërguar në spitalin më të afërt. Ai nuk dha shumë detaje për gjendjen e saj. Motra e saj nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë pranë shtëpisë së vogëlushev­e ekipet e shpëtimit po përpiqeshi­n të shpëtonin edhe një gjyshe dhe dy mbesat e saj, të cilat kishin mbetur të bllokuara thellë. Por, fatkeqësis­ht, pas shumë orësh gërmime, ato arritën të nxirren në sipërfaqe, por të pajeta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania