Panorama (Albania)

Kryeminist­ri Renzi: Asnjë nuk do të lihet vetëm

-

Tërmeti i fuqishëm, që ka shkaktuar vdekje të shumta dhe dëme materiale në Itali, ka marrë reagimin e personalit­eteve brenda dhe jashtë vendit. Kryeminist­ri Matteo Renzi ka anuluar udhëtimin e tij për në Paris, që do të kryente sot dhe ka falënderua­r të gjithë ata që kanë gërmuar me duar për të nxjerrë të mbijetuar. Në një konferencë të shkurtër për shtyp nga pallati “Chigi”, Kryeminist­ri italian, Matteo Renzi, tha se prioritet është gërmimi. “Në momente vështirësi­e Italia di si të sillet, tregon fytyrën e saj më të bukur. Marrim angazhimin që askush të mos mbetet vetëm, asnjë familje, asnjë komunë, asnjë fraksion. Dhe i futemi punës”. Pasdite ai ka vizituar zonat e goditura nga tërmeti. Edhe Papa ka ndryshuar planet e tij dhe do të lutet për viktimat e tërmetit. Ndërkaq, shumë liderë botërorë kanë shprehur solidarite­tin e tyre. Që nga Rusia, Gjermania, SHBA- të e vende të tjera. BE është mobilizuar për të ndihmuar Italinë. Kryediplom­atja e BE- së, Federica Mogherini, i ka telefonuar Presidenti­t italian, Sergio Mattarella. Po ashtu edhe Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ai rus Vladimir Putin, të cilët janë shprehur të gatshëm për të ndihmuar me mjete dhe asistencë në zonat e dëmtuara.

 ??  ?? Renzi në zonën e tërmetit
Renzi në zonën e tërmetit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania