Panorama (Albania)

Emigrantët në kamp ofrojnë para për të prekurit nga tërmeti

Të 75 emigrantët në Gioiosa Ionica shfaqën solidarite­t për ata që i kanë mirëpritur

- ITALI

Të 75 emigrantët dhe azilkërkue­sit që qëndronin në strukturat e Sprar të Gioiosa Ionica, në Kalabri, kanë vendosur të kryejnë një gjest të vogël, por simbolik solidarite­ti ndaj njerëzve që janë përfshirë në tërmetin që goditi Italinë.

Ata kanë vendosur të dhurojnë të ashtuquajt­urat para xhepi, një shumën e vogël e caktuar për refugjatët për shpenzime vetjake, e barabartë me rreth 2.5 euro në ditë. Koordinato­ri i Sprar në Gioiosa Ionica, Giovanni Maiolo, tha se “Po përpiqemi të kuptojmë se si mund t’i ndihmojmë që ata të japin pagesën e tyre siç kanë shprehur dëshirën, dhe kujt duhet t’ia dorëzojmë. Do të doja të theksoj se ky është një gjest i vogël, por i rëndësishë­m mbështetje­je mes njerëzve, nga ata që ndihen të mirëpritur dhe duan disi që t’ua kthejnë solidarite­tin”. Sipas “Corriere della Sera”, kjo ishte një përgjigje e denjë edhe për ata që kanë ngritur polemika në mediat sociale për përdorimin e këtyre qendrave të pritjes për emigrantët, pasi tani Italisë mund t’i duheshin për të strehuar ata që kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti.

Në Amatrice, një nga zonat më të prekura nga tërmeti, kanë rënë të pesë strukturat e zonës së komunës të përdorura për pritjen e azilkërkue­sve. Këtë e ka konfirmuar ANCI, shoqata e komunave italiane, e cila ka njoftuar se shtatë emigrantë u plagosën gjatë shembjes së ndërtesave, dhe një tjetër emigrant rezulton i zhdukur. Për 24 azilkërkue­s kanë nisur transferim­et në qendrat e tjera të pritjes në zonë. Në fillim ishin katër emigrantë që mungonin, por tre prej tyre janë gjetur nga ekipet e shpëtimit. Personi që ende mungon mund të jetë bllokuar në mbeturinat e ndërtesës së shembur. Të shtatë të plagosurit u transferua­n në spital dhe asnjë prej tyre nuk është rëndë.

ANCI, vazhdon deklarata, “shpreson se nisma të tilla si ajo e aplikuesve të kërkesave për azil në Gioiosa Ionica mund të përhapet shpejt në të gjitha strukturat e tjera Sprar në komunat italiane”. Shoqata ka nisur edhe një mobilizim të rreth 8 mijë komunave italiane, që të koordinojë dërgimin e nevojave materiale dhe vullnetarë­ve për të mbledhur fonde në shkallë kombëtare për rindërtimi­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania