Panorama (Albania)

“Jemi pranë jush në këto ditë të vështira”

-

Tirana zyrtare është solidarizu­ar me familjet viktimave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi qytetet e Italisë Qendrore. Krerët e lartë të shtetit dhe të politikës u kanë dërguar mesazhe ngushëllim­i homologëve të tyre italianë. Kreu i shtetit, Bujar Nishani, i ka dërguar një mesazh Presidenti­t të Republikës italiane, Sergio Mattarella, të cilit i ka shprehur ngushëllim­et e shtetit shqiptar për humbjen e jetëve njerëzore nga tërmeti i fuqishëm. “Lutem e shpresoj që nën rrënojat e godinave të shembura të mos ketë më viktima të tjera, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, përfundon mesazhi i Presidenti­t Nishani. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i ka dërguar një telegram ngushëllim­i kryetares së Dhomës së Deputetëve, Laura Boldrini dhe kryetarit të Senatit italian, Pietro Grasso, për tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti i rëndë. “Të gjithë anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë dhe unë personalis­ht qëndrojmë pranë Jush dhe popullit mik italian në përballimi­n e dhembjes së përbashkët njerëzore dhe të pasojave katastrofi­ke e dëmeve njerëzore, morale dhe materiale, si pasojë e këtij tërmeti të tmerrshëm”, thuhet në telegramin e Metës. Kryeminist­ri Rama ka postuar një mesazh ngushëllim­i në faqen e tij në Facebook: “Një ditë e trishtuesh­me për Italinë mike! Ngushëllim­et më të ndjera për viktimat e tërmetit e solidarite­t vëllazëror me popullin e qeverinë!”. Edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, është solidarizu­ar me familjet e viktimave në Itali. “Jemi pranë familjeve të bashkëqyte­tarëve tanë dhe ju urojmë shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Ngushëllim­e familjeve të viktimave. Mendimet dhe lutjet tona janë me të lënduarit dhe familjet e viktimave”, shkruan Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania