Panorama (Albania)

Zhduket një familje

-

Në Accumoli një familje e tërë është zhdukur. Të nuhatur nga qentë që janë marrë në vendngjarj­e, trupat e tyre janë nxjerrë të pajetë në sipërfaqe pas gërmimeve. Një djalë tetëmuajsh u nxor i gjallë nga rrënojat, por më pas vdiq në ambulancë. Pak minuta më pas janë nxjerrë edhe nëna dhe babai i foshnjës, të përqafuar, dhe pa jetë. Shpresat e zjarrfikës­ve për të gjetur të gjallë fëmijën tjetër të çiftit, një djalë tetë vjeç, u shuan kur u gjet edhe trupi i tij, nga çka kishte mbetur prej shtëpisë së tyre. Jetonin në një shtëpi pranë kishës, famullia e së cilës është shembur plotësisht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania