Panorama (Albania)

Ambasadorj­a në Romë: Në qytetin e tërmetit jetojnë 50 shqiptarë

- ITALI

Erjon Toro, babai i dy fëmijëve, është shqiptari që mbeti nën rrënojat që la pas tërmeti në Amatriçe të Italisë.

Ai është viktima e parë e identifiku­ar mes 159 jetëve të humbura, si pasojë e tërmetit të fuqishëm në qendër të Italisë. Djali i vetëm i familjes Toro, Erjoni humbi jetën në moshën 33- vjeçare, pasi nuk mundi dot të dalë i gjallë nga gërmadhat. Të mbijetuar janë dy fëmijët e mitur, si dhe bashkëshor­tja e tij, Elsa, të cilët po marrin mjekimet e nevojshme në spital. Ministria jonë e Jashtme konfirmoi mbrëmjen e djeshme se Erjon Toro ishte shqiptari i vetëm që vdiq nga tërmeti në Itali, ndërsa 7 të tjerë janë të plagosur. Ndërkohë që më herët, familja Toro në Kurjan të Fierit e kishte mësuar lajmin e hidhur nga të afërm të tyre që jetojnë në zonën ku ra tërmeti. FAMILJA: DJALË I

VETËM Në Kurjan të Fierit, familja Toro hapi dyert e mortit që në orët e paradites së djeshme. Të afërm të saj ia dhanë lajmin e rëndë nga Italia. Ata treguan se Erjoni nuk ishte nxjerrë i gjallë nga rrënojat, pasi më herët kishte shpëtuar gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Të gjithë në fshat janë të shokuar. Nëna dhe babai, si dhe tri motrat e djalit të vetëm të familjes Toro janë të tronditur. Dhimbja është e jashtëzako­nshme për ta. Të afërm thanë për mediat se, Erjoni kishte 11 vjet që kishte emigruar në Itali, merrej me ndërtim dhe jetonte bashkë me familjen. Në Amatriçe, aty ku dhe humbi jetën duke u gdhirë dita e mërkurë. Në Shqipëri kishte dy vite pa ardhur dhe pak kohë më parë kishin qenë prindërit ata që kishin shkuar në Itali për të takuar djalin. Kushëriri i parë i viktimës, duke folur për “News24” tha se lajmin e rëndë e mësuan nga një i afërm i tyre që jeton në Amatrice. Sipas tij, gruaja dhe dy fëmijët e Erjonit kanë pësuar disa fraktura, por janë jashtë rrezikut. “Ata shpëtuan falë ndërhyrjes së shpejtë. Ata që kanë dhënë ndihmën e parë kanë mundur të nxjerrin nga shtëpia gruan e Erjonit dhe vajzat, ndërsa kushëriri im ngeli mes rrënojave. E shoqja nuk e di ende se i shoqi ka humbur jetën”, thotë ai.

TË PLAGOSURIT Deri mbrëmjen e djeshme, Ministria e Jashtme konfirmoi humbjen e jetës së

Ambasadorj­a shqiptare në Romë, Anila Bitri, shkoi dje në Amatriçe, në qytetin e shkatërrua­r nga tërmeti i orëve të para të së mërkurës. Ajo ka bashkëpunu­ar me autoritete­t italiane për gjendjen e shtetasve shqiptarë që jetojnë në këtë zonë. Pas disa orësh, ambasadorj­a konfirmoi se bëhej fjalë për një shqiptar që kishte humbur jetën dhe të tjerë të plagosur. “Bashkë me stafin tim ndodhemi në Amatrice, qyteti më i fshikullua­r nga tërmeti. Është ndër më të rëndët që ka prekur Italinë në vitet e fundit. Kujtoj atë të viteve ‘ 80. Ndërsa i afrohesh qytetit, ai është një qytet fantazmë, komplet i rrafshuar”, tha dje ajo në një prononcim për mediat. “Kemi një komunitet prej 50 vetash këtu, kemi 1 jetë të humbur dhe 7 të lënduar, të cilët janë shtruar në Romë dhe qytete të tjera. Banorët janë ven- një shqiptari dhe plagosjen e 7 të tjerëve, banues në zonat ku u ndjenë lëkundjet dosur në tenda dhe ka familje të tjera shqiptare që janë strehuar te fqinjët”, bëri të njohur ambasadorj­a. Ndërkohë ajo shprehu kënaqësinë për solidarite­tin e italianëve që u janë gjendur pranë shqiptarëv­e në Amatriçe, si dhe përmendi faktin se shumë shqiptarë më të forta të tërmetit. “Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente nga ambasador- nga zona të tjera janë afruar në terren, për të ndihmuar në kërkime ose për të dhënë gjak për të plagosurit. Gjatë ditës së djeshme, Bitri konfirmoi për një viktimë shqiptare, por nuk dihet nëse ka të tjerë bashkëkomb­ës mes 159 jetëve të humbura nga tërmeti. ja dhe stafi i Ambasadës që ndodhet në zonat e goditura nga tërmeti, informohem­i se: Me trishtim të thellë mësojmë se shtetasi shqiptar, Erjon Toro, ka humbur jetën dhe numri total i shtetasve shqiptarë të plagosur arrin në shtatë veta. Nga kontaktet që Ambasada jonë në Romë po mban në mënyrë të vazhdueshm­e me autoritete­t italiane dhe shtabet e krizës, bëhet e ditur se në spitalin Gemelli të Romës ndodhen në gjendje të mirë shëndetëso­re shtetasit: Xhesika Hasani, Sara Hasani, Romina Duro, Lori Duro dhe Hatixhe Hasanaj. Në spitalin e Rietit ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasja shqiptare me inicialet Xh. T., ndërsa në spitalin e L. Aquila ndodhet në gjendje më të rëndë shtetasja shqiptare me inicialet E. T., bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme. Ndërsa shprehu ngushëllim­et për familjen e viktimës, bëhet e ditur se Ambasada jonë në Romë po ndjek në terren situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve shqiptarë të plagosur.

 ??  ?? Ambasadorj­a shqiptare në Romë, Anila Bitri
Ambasadorj­a shqiptare në Romë, Anila Bitri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania