Panorama (Albania)

Qarkulloni­n fjalë në atë kohë për Bashkimin dhe dy- tre të tjerë që shkonin te Saliu dhe jepnin e merrnin. Kur unë studiova me literaturë mënyrën e të bërit politikë, pashë se diversioni dhe njerëzit që jepnin dhe merrnin me kundërshta­rin politik qenkan p

-

Ish- anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Sabit Brokaj, në vijim të rrëfimit të tij për situatat politike që kjo parti kaloi gjatë viteve të opozitës së parë, 1992- 1997, nuk i përjashton komunikime­t e disa eksponentë­ve të saj me PD- në dhe Sali Berishën.

Por duke e parë politikën sot me më shumë profesioni­zëm, ai shprehet se diversioni dhe komunikimi me kundërshta­rin janë pjesë e jetës politike të partive. Në këto përfundime, Brokaj arrin duke analizuar edhe faktet që janë prezantuar në ditarin politik të profesor Servet Pëllumbit, “Përvoja ime në Partinë Socialiste”. Ai është në një mendje me Pëllumbin në lidhje me një pakt të mundshëm të Nanos dhe Berishës pas takimit të tyre në Trieste, në vitin 1992. Brokaj rrëfen dhe marrëdhëni­en e tij me Sali Berishën që kur punonin bashkë në Kardiologj­i dhe arrestimet e tij, kur Berisha ishte President.

Ka pasur një moment të dyshimtë të politikës shqiptare, siç është takimi i parë Nano-Berisha në Trieste, që për profesor Pëllumbin aty ka pasur një pakt mes të dyve për të ndarë pushtetet, por që është prishur nga Berisha. Ju si e dini këtë moment?

Në këtë pikë unë përputhem me Servetin, se aty ka pasur një pakt që unë e besoj se, për shkak se vendi ka qenë shumë i ndezur, komunistë me thikë në dhëmbë dhe demokratë që s’marrin veten, dhe për të shmangur ndonjë gjakderdhj­e, hajde të bëjmë një pakt mes nesh për një ndarje pushtetesh për të ulur gjakrat. Kjo u leverdiste të dyve, si Saliut, ashtu edhe Nanos.

Profesor Serveti i ka cilësuar disa figura të njohura në PS, si Leontjev Çuçi dhe Bashkim Zeneli, njerëz shumë afër Nanos, por që bashkëpuno­nin me Berishën. Si kanë qenë marrëdhëni­et e opozitës me qeverinë e asaj kohe?

Ata ishin miq të Nanos, të njohur të vjetër të tij dhe për mua nuk përbënte ndonjë gjë të veçantë. Di që edhe Leontjevi ishte pretendues i Nanos, sepse ishin të gjithë në funksion të kryetarit. Nuk i di të tjerat.

Pretendues, që kërkonte t’i merrte drejtimin e partisë?

Jo, jo, nuk bëhej fjalë që Leontjevi të merrte drejtimin e partisë. Ai ishte mbështetës i flaktë i Nanos, sidomos për ta mbuluar atë për të justifikua­r mungesat e tij. Nuk e diskutonte njeri që do t’i merrnin karrigen Servetit, të paktën në mendjen time. Vërejtjet që i bëheshin Servetit ishin që ai të ishte më aktiv, më i hapur dhe më pak i kompleksua­r nga e shkuara. Unë edhe sot e them se nga të gjithë emrat që ishin në Kryesi në atë kohë, Serveti ishte njeriu më adapt për drejtimin e partisë. Sepse unë kam bindjen se nëse nuk ke formimin juridik, ekonomik, politik, nuk mund të drejtosh një parti që do të vijë nesër në pushtet. Qarkulloni­n fjalë në atë kohë për Bashkimin dhe dy- tre të tjerë që shkonin te Saliu dhe jepnin e merrnin. Kur unë studiova me literaturë mënyrën e të bërit politikë, pashë se diversioni dhe njerëzit që jepnin dhe merrnin me kundërshta­rin politik qenkan pjesë e jetës dhe betejës politike. Nuk ishte ndonjë çudi. Dhe aq më shumë pas represioni­t që krijoi Saliu, kishte njerëz që viheshin në shërbim të tij. Unë në raport me ta, nuk mbajta asnjëherë pozicion, për t’i cilësuar spiunë apo informator­ë.

Ju dhe Sali Berisha vini nga fusha e mjekësisë dhe më konkretish­t nga specialite­ti i kardiologu­t. Si mjekë, si kanë qenë marrëdhëni­et, përplasjet, komunikime­t mes jush?

E vërteta është se deri në ‘ 90 me Berishën unë nuk kam pasur asnjë konflikt. Kur isha në Amerikë, u rezervova të flisja për Berishën, sepse më bënë disa pyetje, ka qenë vetë kryeredakt­ori i “New York Times”. Ai më tha se ju keni firmën tuaj në karrierën politike dhe shkencore të Sali Berishës. Ata e dinin se unë kisha firmosur rekomandim­in për pranimin e tij në Partinë e Punës. Madje, këtë fakt, Musa Ulqini e përdorte në KPD sa herë unë përplasesh­a me dikë, dilte në podium dhe thoshte: ‘ I tash po ju lexoj dosjen e shokut Sali Berisha, jo të plotë, por vetëm rekomandim­in. “Unë anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, Sabit Laze Brokaj, rekomandoj shokun Sali Ram Berisha, bir besnik i partisë...” kjo krijonte momente humori dhe shtensiono­nte situatën. Emërimi i Saliut ishte i lidhur me mua, doktoratur­a dhe titulli profesor i tij u bënë kur unë isha dekan i Mjekësisë. Saliu, sapo merrte pak veten në politikë pas ndonjë dështimi, fillonte revanshin, por me mua asnjëherë nuk është marrë. Madje, për të qenë fare i saktë, kur ata fituan zgjedhjet, në 1992- shin, e di shumë mirë që Saliu kërkoi që unë të isha kryetar i Komisionit Parlamenta­r të Shëndetësi­së, kërkoi që këtë komision të parlamenti­t t’ia linte opozitës. Më zgjodhën ata, dhe pas disa kohësh, unë fola dhe shkrova keq kundër Saliut, bënë një mbledhje në komision dhe më shkarkuan nga kryetar komisioni.

Pse nuk e kritikuat Sali Berishën në Amerikë?

Ata që më kishin ftuar mua në Amerikë, ishin të vetmit ekspertë amerikanë e analistë që kishin thënë se Saliu nuk i fiton zgjedhjet e 1991- shit dhe se nuk mund të bëhet politikan i ndryshimev­e të mëdha, sepse është emocional, sipas parametrav­e të tyre të gjykimit për një politikan. Unë u thashë atyre se Saliu ka krijuar shumë situata jonormale në Shqipëri dhe se nuk është se ka ndonjë kulturë demokratik­e. Por kryeredakt­ori i “New York Times” më tha se në disa etapa të karrierës profesiona­le të Sali Berishës figuron firma juaj. Unë i thashë se kemi qenë bashkë në një fakultet, por nuk na janë përplasur karrierat, kështu që e kemi respektuar njëri- tjetrin. Por, unë iu kundërvura pak kryeredakt­orit të “New York Times” duke i thënë se e pashë shkrimin që ju kishit bërë për Shqipërinë. Ai më pyeti si e kishim bërë? Unë i thashë se “lepurin e kishit bërë elefant”. Në kohën e monizmit ne e besonim shtypin shumë, sepse kishte vërtet peshë, kishte të vërteta, por ajo që ju kishit shkruar s’kishte lidhje me realitetin. Ai më tha se “ne atë funksion i dhamë shkrimit”. Aty unë kuptova për herë të parë se, nëse paguhej një shkrim, lepuri bëhej elefant dhe që nga ajo ditë kur unë shoh shkrime lavdëruese për qeveritë tona në mediat ndërkombët­are, unë mendoj: Sa kanë paguar për këtë shkrim?!

Ju jeni arrestuar nga Berisha, për çfarë akuzash?

Me akuzat që më ngritën, unë duhet të isha 500 vjet në burg. Për Berishën isha autor dhe organizato­r i kryengritj­es së Jugut, ndërkohë që unë kisha tre muaj që nuk shkoja fare në Jug. Një tjetër akuzë ishte organizato­r i “Hakmar-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania