Panorama (Albania)

Rama batuta me Brokajn dhe Pëllumbin për librin

“Mjerë ai që zemëron Sabitin, se është zemërim prej labi”

-

Protagonis­t i tyre, ishte si gjithmonë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili pas nisjes së darkës, filloi sipas zakonit që të ngrejë dolli për disa nga personazhe­t e spikatur të Partisë Socialiste. Në krah të tij, Rama kishte profesorin e socialistë­ve, Servet Pëllumbin, me të cilin nuk kurseu batutat në lidhje me librin e tij të fundit që tregon një pjesë të rëndësishm­e të historisë së Partisë Socialiste në vitet 1992- 1996. Porosia e tij ishte që të mos shkruajë libër tjetër që, sipas rrjedhës historike të kësaj partie, do të kishte protagonis­t vetë Edi Ramën. “Një dolli për profesor Servetin! Profesor Serveti ka shkruar një libër për PS- në. Uroj që mos shkruash librin e dytë dhe të tretë se te njëri prej tyre do të jem unë dhe nuk i dihet si do dal. Librin e profesorit nuk e kam lexuar, por kam lexuar përgjigjet e Sabitit. E kam thënë që herët, mjerë ai që zemëron Sabitin se është zemërim labi!”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë dollisë që ngriti për Servet Pëllumbin. Edhe me ish- ambasadori­n Bashkim Zeneli nuk kishin munguar batutat që lidheshin po ashtu me historinë e Partisë Socialiste dhe të vërtetat e saj. “Një dolli për ambasador Zenelin! Librin tënd ambasador nuk e kam lexuar, por lexova përgjigjen tënde”, i është drejtuar Rama Bashkim Zenelit.

Libri i profesor Pëllumbit, në formën e një ditari politik, krijoi reagime të forta nga disa prej eksponentë­ve të Partisë Socialiste, pjesë e forumeve drejtuese, e cilësuan si subjektiv dhe të njëanshëm. Për librin e fundit të profesor Pëllumbit “Përvoja ime në Partinë Socialiste”, kanë reaguar edhe Moikom Zeqo, Ndre Legisi, por dhe Luan Hajdaragaj, të cilët ishin prezentë në këtë darkë festive. Ndre Legisi e ka cilësuar librin me shumë të pavërteta për historinë e Partisë Socialiste. Ndërsa Moikom Zeqo i ka cilësuar të vërtetat e përshkruar­a në libër si relative dhe jo absolute. “E lexova librin e mikut tim, Servet Pëllumbi. Shekspiri ka thënë që e vërteta nuk është asnjëherë absolute, por vetëm relative. Ato që janë shkruar në atë libër janë larg të qenët të vërtetat e historisë së Partisë Socialiste në vitet e para të pluralizmi­t”, është shprehur Moikom Zeqo.

 ??  ?? Rama, Pëllumbi dhe Braho gjatë festimit të 25- vjetorit të PS
Rama, Pëllumbi dhe Braho gjatë festimit të 25- vjetorit të PS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania