Panorama (Albania)

Gjosha: Reforma në Drejtësi, BE në nëntor çel negociatat për Shqipërinë

-

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka deklaruar dje se miratimi i Reformës në Drejtësi me konsensus në Parlament dhe miratimi i 7 projektlig­jeve do t’i hapë rrugën Shqipërisë për çeljen e negociatav­e me Bashkimin Europian. Gjosha theksoi dje se miratimi i paketës së Reformës në Drejtësi do të krijojë mundësinë që Brukseli në muajin nëntor të japë një vendim pozitiv. “Kjo është një reformë që duhet t’u japë zgjidhje edhe çështjeve të tjera, por edhe tri prioritete­ve kyçe që kanë të bëjnë pikërisht me korrupsion­in, krimin e organizuar, por edhe të drejtat e njeriut, të drejtën e pronës, investimet e huaja, të punësimit etj. Pra, ka të bëjë dhe prek jetën e çdo qytetari shqiptar, kështu që fakti që tani ka kaluar në Kuvendin e Shqipërisë dhe që po punohet dhe për 7 ligjet që do të mbështesin atë, do t’i japë Shqipërisë shansin që Komisioni Europian në nëntor të bëjë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatav­e”, tha ministrja Gjosha dje gjatë kampit rinor të LRI- së në Jalë. Duke folur para të rinjve dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre të shumta, ambasadori i Sllovakisë në Shqipëri, Milan Ciganik, u shpreh ndër të tjera se votimi në Parlament i Reformës në Drejtësi ishte një çështje jetike në përcaktimi­n e të ardhmes së Shqipërisë edhe në kontekstin e integrimit europian të vendit. Diplomati sllovak vlerësoi arritjen e konsensusi­t si një provë bindëse se Shqipëria ka vullnetin të ndryshojë dhe të anëtarësoh­et në BE. “Do të doja të shprehja të gjitha ndjesitë, reagimet, vlerësimet që u shprehën në Bashkimin Europian pas votimit, sepse të votohet me konsensus nga anëtarët e Parlamenti­t nuk është gjë e zakontë, as këtu e as në vende të tjera. Kjo është provë bindëse se Shqipëria ka vullnetin që të ndryshojë, të punojë e të bashkohet në Bashkimin Europian”, u shpreh ambasadori i Sllovakisë, vendi që mban aktualisht presidencë­n e radhës të Bashkimit Europian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania