Panorama (Albania)

TRANSFERTA­T

-

Pronari i një kompanie ashensorës­h në Tiranë është mashtruar nëpërmjet porosive për blerje online, duke humbur në këtë formë shuma të konsiderue­shme parash.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se biznesmeni 67vjeçar, Ideal Agolli, ka denoncuar se persona ende të panjohur i kanë vjedhur me anë të mashtrimit në internet rreth 40 mijë euro. Vjedhja është kryer në tri faza të fundit gjatë muajve të fundit, ndërsa i dëmtuari e ka kuptuar mashtrimin vetëm disa ditë më parë, kur kompania reale ku ai kishte porositur mallrat, i ka shkruar duke kërkuar të kryhej pagesa. Menjëherë pas e- mailit të mbërritur në adresën e tij, nga kompania me qendër në Shangai, biznesmeni i është drejtuar Policisë së Tiranës. Ai ka bërë denoncim në zyrat e Antikrimit Ekonomik, duke dorëzuar faturat e parave që kishte nisur në adresën e gabuar, si dhe e- mailet e shkëmbyera me kompaninë fiktive, që i kishte zhvatur paratë. Burimet thanë se adresa nga i kanë shkruar 67- vjeçarit është thuajse e njëjtë me adresën reale ku ai kishte porositur disa materiale për kompaninë e tij, që i priste t'i vinin nga Kina. I vetmi ndryshim ishin disa numra, të cilat Ideal Agolli nuk i ka vënë re, duke e marrë si të mirëqenë. Për këtë arsye ka kryer tri transferta bankare, të parën rreth 27 mijë dollarë, të dytën 10 mijë euro dhe të fundit 5 mijë euro.

HETIMI

Menjëherë pas kallëzimit të biznesmeni­t të ashensorëv­e, oficerët e Antikrimit Ekonomik kanë nisur verifikime­t e nevojshme, duke filluar nga adresa false e emailit, nga ku i ishte shkruar Ideal Agollit. Adresa Biznesmeni që është vjedhur nëpërmjet mashtrimit kompjuteri­k, 67- vjeçari Ideal Agolli, është ortak i një kompanie ashensorës­h, që ndodhet në rrugën "Dritan Hoxha", në Tiranë. Kjo kompani, ku ai ka 50 për qind të aksioneve, është themeluar në vitin 2002. Ndërsa si objekt të aktiviteti­t të saj ka import- eksport me shumicë dhe pakicë të materialev­e dhe pajisjeve industrial­e; projektime dhe instalime elektroimp­iantesh; ashensorë; impiante për prodhimin dhe shpërndarj­en e energjisë elektrike në TM dhe TU; impiante shpërndarj­eje rrjeti telefonie, DATA, sinjali televiziv, për objekte civile dhe industrial­e; tregtim të pajisjeve elektrosht­ëpiake etj. vvfsi1079@ 163. com", që supozohej të ishte e kompanisë kineze "Shanghai CET Electric Co. LTD", me të cilën kishte kontaktet Agolli, është analizuar edhe nga oficerët e Krimeve Kompjuteri­ke. Burimet thanë se është arritur të zbulohet vendndodhj­a e autorëve që dyshohet të kenë vjedhur paratë e biznesmeni­t. Mëso- Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, Sektori Kundër Krimit Ekonomik ka nisur hetimet për vjedhje me anë të mashtrimit kompjuteri­k, pas denoncimit që ka bërë një biznesmen 67- vjeçar. Burimet thanë se, më 23 gusht, shtetasi Ideal Agolli ka kallëzuar se është mashtruar online, duke pësuar një dëm ekonomik në shumën prej rreth 40 mijë eurosh. "Në kallëzimin e tij, biznesmeni është shprehur se dëmi i shkaktuar është 10.610,37 euro dhe 27.787,07 dollarë amerikan, nga persona të panjohur, me një adresë e- maili false ' vvfsi1079@ 163. com'", tha dje Policia. Nëpërmjet mashtrimit me anë të kësaj adrese, autorët kanë devijuar në mënyrë të paligjshme transferta­t bankare, të destinuara për të paguar një faturë mbi blerjen e disa mallrave nga kompania kineze "Shanghai CET Electric Co. LTD". het se nëpërmjet komunikime­ve elektronik­e është zbuluar serveri, që sipas Policisë ndodhet në Çeki. Nga i njëjti server janë kryer edhe të paktën dy mashtrime të tjera që janë denoncuar si raste në Policinë e Tiranës. Bëhet fjalë për dy ndërtues, të cilët kanë kallëzuar se u janë vjedhur 10 dhe 15 mijë euro, me porositë që kanë kryer online. Burimet thanë se kanë nisur hetimet për identifiki­min e plotë të autorëve dhe arrestimin e tyre. Megjithatë, deri tani ende nuk ka asnjë emër konkret personash të dyshuar dhe për këtë arsye, oficerët e Antikrimit Ekonomik po bashkëpuno­jnë ngushtë me ata të Krimeve Kompjuteri­ke.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania