Panorama (Albania)

Kapet duke ujitur parcelat me hashash, arrestohet 54- vjeçari

-

TIRANE - Një 54- vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, teksa ujiste parcelat me hashash, që kishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar. Burime nga Policia thanë se shtetasi Agim Boga është arrestuar gjatë një aksioni të Komisariat­it nr. 4, të cilët kanë asgjësuar me djegie 200 rrënjë kanabis. Shërbimet kishin nisur aksionin në terren menjëherë pas një informacio­ni të marrë në rrugë operative se, në fshatin Lanabregas, të Njësisë Administra­tive të Dajtit, në një zonë të pyllëzuar, janë kultivuar bimë narkotike. Pas këtij informacio­ni është ngritur një grup kontrolli, të cilët kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar tri parcela, të cilat ishin pranë njëra- tjetrës, si dhe shtetasin Agim Boga. Policia tha se, në momentet që është arrestuar ky shtetas po kryente vaditjen e parcelave. "Në tri parcelat e konstatuar­a janë gjetur të kultivuara rreth 200 bimë të dyshuara si narkotike, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies. Materialet hetimore i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ' kultivim i bimëve narkotike'", tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania