Panorama (Albania)

EKSTRADIMI

-

Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë një 40- vjeçari, ishtregtar veshmbathj­es në Tiranë, të dënuar për vrasje, i cili ka paditur babanë e tij për falsifikim dokumentes­h.

Pak ditë më parë, togat e zeza kanë vendosur të detyrojnë Prokurorin­ë e Tiranës që të rihetojë kallëzimin e bërë nga shtetasi Fatjon Kodra, 40 vjeç, i cili akuzon babanë e tij për falsifikim të një prokure përfaqësim­i të dhënë për avokatin. Edhe pse babai i ish- tregtarit ishte munduar për mirë, duket se tani, djali i tij e akuzon për falsifikim. Fatjon Kodra, në vitin 2000, është shpallur fajtor dhe është dënuar për veprën penale të "Vrasje me paramendim" dhe "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" me 23 vjet heqje lirie. Ky vendim është dhënë në mungesë, pasi i akuzuari ishte larguar jashtë Shqipërisë. Për rrjedhojë, arrestimi i të kërkuarit dhe ekzekutimi i vendimit ndaj tij është bërë më 21 gusht 2013. Pasi është arrestuar në Itali dhe është sjellë në Shqipëri, i dënuari, Fatjon Kodra, 40 vjeç, ka kërkuar në Gjykatë rivendosje­n në afat të të drejtës për të bërë ankim kundër dënimit të dhënë ndaj tij në mungesë. Ai e ka argumentua­r këtë kërkesë me faktin se ishte dënuar në mungesë pa qenë i pranishëm në proces dhe pa pasur mundësi të bënte apelimin e çështjes. Në nëntor 2013 Gjykata e Faktit në Tiranë e ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit, i cili ka vazhduar të kërkojë rivendosje­n në afat në Apel. "Kundër këtij vendimi, shtetasi Fatjon Kodra, ka ushtruar të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit, dhe gjatë shqyrtimit të seancave në Gjykatën e Apelit, ka ardhur në dijeni të ekzistencë­s së një prokure me Nr. 6734 rep dhe 2895 kol datë 22.12.1999 me anë të të cilit shtetasi Fatjon Kodra autorizont­e avokat Arben Hakani për ta përfaqësua­r në të gjitha shkallët e gjykimit", thuhet nga gjykata.

PADIA NDAJ BABAIT

Gjykata shprehet se në lidhje me këtë prokurë, Fatjon Kodra, 40 vjeç, pretendon se nuk është nënshkruar prej tij dhe pretendon falsitetin e saj, dhe për më tepër shton se i ati i tij, N. Kodra, pranon faktin se e ka nënshkruar ai në emër të të birit, pasi e kishin këshilluar si të vetmen zgjidhje për mbrojtjen e të birit. Për këtë arsye, i dënuari ka kërkuar privatisht kryerjen e ekspertimi­t grafik të nënsh- krimit në emër të tij në prokurën e posaçme, e cila pretendohe­t e falsifikua­r. Eksperti privat me vendimin Nr. 06.02, datë 15.02.2016 ka arritur në konkluzion­in se shkrimi emër mbiemër dhe firma poshtë tij në emër të Fatjon Kodrës nuk është nënshkru- Në gusht 2013 Interpoli ka kthyer në Shqipëri nga Italia, 15 vjet pas krimit, 37vjeçarin Fatjon Kodra të dënuar me burgim të përjetshëm. Fatjon N. Kodra nga Tirana, ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Si rezultat i bashkëpuni­mit të Interpol Tiranës me Interpol Romën u bë i mundur arrestimi i Kodrës në Milano të Italisë dhe ekstradimi i tij në vendin tonë, ka deklaruar asokohe Policia. ar nga shtetasi Fatjon Kodra por është nënshkruar nga babai i tij, N. Kodra. Për këtë arsye, i dënuari ka bërë kallëzim ndaj babait të tij për falsifikim dokumentes­h por pas studimit të materialit kallëzues nga ana e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është

 ??  ?? Fatjon Kodra, foto e Policisë e disa viteve më parë
Fatjon Kodra, foto e Policisë e disa viteve më parë
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania