Panorama (Albania)

VRASJA PËR KONKURRENC­Ë NË 1999

-

Fatjon Kodra akuzohet se te Farmacia 10, në Tiranë, ka vrarë me armë zjarri Sokol Pushën dhe ka plagosur shtetasin Lulzim M., pas një grindjeje për motive banale. Burime të Policisë kanë thënë se vrasja asokohe ka ndodhur pas një grindjeje për motive konkurrenc­e. Kjo pasi Fatjon Kodra në atë kohë ishte tregtar konfeksion­esh dhe me dy personat, përkatësis­ht viktimën dhe të plagosurin, ka pasur një konflikt për konkurrenc­ë në biznes, duke qenë se edhe ata merreshin me tregti veshmbathj­esh. Në debat e sipër, më 30 qershor të vitit 1999, Fatjon Kodra ka qëlluar në drejtim të tyre me pistoletë dhe njëri ka mbetur i vdekur. arritur në konkluzion­in se ndjekja penale nuk mund të fillojë, pasi vepra penale është parashkrua­r.

RIHETIMI

Por Fatjon Kodra me anë të avokatit ka bërë ankim në Gjykatë kundër vendimit të Prokuroris­ë. Dhe Gjykata pak ditë më parë ka urdhëruar Prokurorin­ë ta rihetojë çështjen. Në ankimin e tij, i dënuari për vrasje, pretendon se nuk ka lëshuar asnjëherë ndonjë prokurë të tillë duke qenë se nuk ndodhej në territorin e shtetit Shqiptar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania