Panorama (Albania)

VLORE/ Kapen duke vjedhur tre minorenë

-

VLORE - Tre minorenë u kapën duke vjedhur në një dyqan në qytetin e Vlorës. Policia arrestoi në flagrancë 3 persona për "Vjedhje në bashkëpuni­m", të cilët sapo kishin marrë objekte me vlerë nga dyqani i një 32- vjeçari në lagjen "Pavarësia". Sipas të dhënave zyrtare të Policisë, bëhet e ditur se u vu në pranga një 14- vjeçar, me inicialet K. K., një 15- vjeçar me inicialet F. A., si dhe 17vjeçari me inicialet F. S., të tre banues në qytetin e Vlorës. "Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tyre për arsye se, më datë 22 gusht, në lagjen "Pavarësia" dyshohet se këta tre persona, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, kanë vjedhur një dyqan në pronësi të shtetasit E. A., 32 vjeç, banues në Vlorë. Prej andej, kanë marrë disa bizhuteri me vlerë, ( argjendi & inoksi)", pohoi Policia. Ndërkohë, nuk bëhet e ditur nëse tre minorenët kanë bashkëpunu­ar mes tyre edhe në vjedhje të tjera në qytetin e Vlorës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania