Panorama (Albania)

DELVINE/ Përplasen makinat me pushues

-

DELVINE - Përplasen në afërsi të Sarandës dy automjete me pushues. Aksidenti ndodhi të martën, në aksin nacional Syri i Kaltër- Sarandë. Pranë vendit të quajtur "Kanali i Bistricës", një mjeti tip Volkswagen me targë TR9594R, drejtuar nga 29- vjeçari nga Kavaja, Afrim Mehmeti, ka goditur mjetin tip "Opel" me targë 01- 556- CJ. Për pasojë janë dëmtuar 3 shtetasit e mëposhtëm: K. M., 22 vjeçe, banuese në Shijak, F. H., 45 vjeçe, banuese në Kosovë, si dhe K. K., 29 vjeçe, banuese në Shijak", njoftohet nga Policia lokale. Të gjithë personat e dëmtuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar në flagrancë për "Shkeljen e rregullave të qarkullimi­t rrugor", shtetasin Afrim Mehmeti, 29 vjeç, banues në Kavajë. Të dy automjetet ishin me pushues, njëra prej të cilave po shkonte në Sarandë, ndërsa tjetra po kthehej prej andej.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania