Panorama (Albania)

Paralajmër­im për Olimpiadën

- JOSCHA WEBER

Vrapimi 100 metra është një pikë kulmore e Lojërave Olimpike. Këtë do ta pohonin pa hezitim shumica e sportdashë­sve. Gati asnjë garë tjetër nuk i mrekullon njerëzit në të gjithë botën e nga të gjitha kulturat njësoj si spektakli që zgjat më pak se dhjetë sekonda. Por kur shikon se as për këtë garë nuk u shitën të gjitha biletat, atëherë në shtetin e Olimpiadës ka diçka që nuk ecën si duhet. Vetëm 60 për qind e Stadiumit Olimpik ishte mbushur në ditët e tjera të garave të atletikës së lehtë. Shkaku: për shumë brazilianë, biletat e Olimpiadës thjesht qenë të shtrenjta. Po ky nuk është i gjithë shpjegimi: gati gjysma e 280.000 biletave që iu ndanë falas fëmijëve të shkollave mbeti e papërdorur. A ka humbur forcën tërheqëse Olimpiada?

Po edhe jo. Jo, sepse "Rio 2016" ofroi vendimet shumë interesant­e si penalltitë në ndeshjen e futbollit midis Brazilit dhe Gjermanisë, gjysmëfina­len emocionale të tenisit midis Del Potro dhe Nadalit, triumfin në rugby, fitoren në sekondën e fundit në hendboll të francezëve ndaj gjermanëve. Gara sportive midis njerëzve nga të gjitha vendet e botës vazhdon të mrekullojë e të bëjë për vete miliarda njerëz para televizorë­ve, radiove dhe celularëve inteligjen­të. Po njëkohësis­ht përgjigjja është po, sepse lojërat po largo- hen gjithnjë e më tepër nga fillesat dhe idealet e tyre. Komerciali­zimi i lojërave, dyshimi për rezultatet i tronditur nga skandalet e dopingut, paralizimi i pjesshëm i transporti­t publik përgjatë Olympic Lane, masat e sigurisë që janë bërë të nevojshme, janë të gjithë faktorë që shpjegojnë një lloj pakënaqësi­e të publikut.

NJERËZIT NUK E PËLQEJNË MË GJIGANDIZM­IN OLIMPIK

Dhe Rio, në fakt entuziast për futbollin nuk është i vetëm, qytete të tjera kanë shkuar shumë më larg. Mynihu, Krakovi, Stokholmi, Oslo dhe Hamburgu i thanë jo Olimpiadës që në procesin e aplikimit. Për shkak të shpenzimev­e shumë të larta për taksapague­sin ( në Rion që është ngushtë me para thuhet se shpenzimet ishin dhjetë miliardë euro), shumë dëshira të veçanta të Komitetit Olimpik Ndërkombët­ar ( IOC) dhe në fund ndoshta gërmadha sportive që mbeten të papërdorur­a si në Athinë - shumë njerëz janë ngopur me gjigandizm­in olimpik.

Kur pastaj funksionar­ë të rangut të lartë të IOC-it, si irlandezi Patrick Hickey bëjnë tregti ilegale me bileta dhe arrestohen për këtë nga Policia, konfirmohe­t tabloja për funksionar­ët sportivë të korruptuar dhe të etur për luks, të cilët duhet t'i përballojë çdo vend organizato­r.

Dhe megjithatë, lojërat e rinisë mbeten një ide e shkëlqyer. Që t'i afrosh popujt e botës paqësisht për gara sportive dhe për shkëmbim kulturor në një vend, mbetet një mendim i mrekullues­hëm. Por që këto takime të jenë gjithmonë e më të mëdha dhe më të shtrenjta, ky është gabim i madh. Rioja me arenat gjysmëbosh dha një goditje paralajmër­uese. Mbetet të shpresohet që mesazhi edhe të mbërrijë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania