Panorama (Albania)

Estrada e TKOBAP, propozimet e rralla të kandidatëv­e për drejtor

Si e mendonin menaxhimin dhe çfarë e pr et Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në vitet në vijim

-

E pse të mos e mbyllim fare Teatrin e Operës dhe Baletit?! Po ta bëjmë kuqezi?! Po një park me statuja nuk e do aty mbrapa te sheshi i mbushur me makina?

(" Unë jam si biçim llogaritar­i, por pasioni im i vërtetë është skulptura, zonjë". "Domethënë ti punon atje ku bëhen ata jastëkët me lule të ngrira, ëëëë..."). Ide nga më fantastike­t për menaxhimin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit kanë shpalosur dje kandidatët për postin e drejtorit të këtij institucio­ni. Dikush pretendont­e t'i vinte drynin TKOB-it dhe ta përzgjidht­e trupën nga e para, një tjetër e kishte gati kontratën në Kamboxhia, një tjetër e kishte hartuar kalendarin me korale e akapela, me këngë polifonike hedhëse e pritëse... Kishte dhe ndonjë përpjekje për të "intimiduar" komi- sionin, duke përmendur emrin e Kryeminist­rit, si të qe shok i ngushtë i kandidatit në fjalë... Me një seriozitet për t'u lavdëruar, komisioni i përzgjedhu­r nga Ministria e Kulturës ka dëgjuar dje gjashtë kandidatët për postin e drejtorit të Përgjithsh­ëm të TKOBAP. Komisioni i përbërë nga sekretarja e përgjithsh­me e MK, Elira Kokona; Herida Duro, drejtore e Krijimtari­së dhe Edukimit përmes Kulturës; Ornela Cikuli, drejtoresh­ë e Shërbimeve të Brendshme; Jusuf Beshiri, muzikolog dhe Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, pasi morën në shqyrtim dosjet e paraqitura nga kandidatët, u përballën dje me ata personalis­ht. Si fillim Kokona, në pozicionin edhe të kryetares së komisionit, falënderoi pjesëmarrë­sit në këtë garë dhe i njohu ata me mënyrën se si do të procedohej në këtë seancë dëgjimore. Më tej kandidatët, sipas rendit alfabetik, dolën përpara komisionit. Konkurrent­ët hynë një nga një dhe iu përgjigjën pyetjeve të komisionit, duke u mbështetur në platformat e tyre, sigurisht për ata që kishin dërguar një syresh, duke u fokusuar më së shumti në ato pika, që janë edhe më të rëndësishm­e për politikat e Ministrisë së Kulturës, edukimi përmes artit, vazhdimi i reformës, sigurimi i fondeve. Të gjithë iu nënshtruan pyetjeve dhe u trajtuan si të barabartë, pavarësish­t karrierave që kishin pas shpine apo "thagmave" që propozonin. Sikur të kishte pasur një publik, pa dyshim që do ishte kënaqur më shumë se në çdo komedi gazmore që drejtori Çuli ( pjesë e komisionit) ka ngjitur në skenë. Një estradë e vërtetë, që nxirrte zbuluar kandidatët për drejtorë, që me një guxim të paparë hidhnin dorashkën për të sfiduar një "industri të rëndë" si TKOBAP. Në më të shumtën e herëve, disa prej kandidatëv­e nuk i kuptonin pyetjet, dhe sigurisht përgjigjes­hin si u vinte për mbarë, duke i futur ndonjë dozë patetizmi e patriotizm­i apo ndonjë muhabet kafeneje të tipit se "filani, që kishte gruan aty, më tha se...". Folklorizm­i dhe gjuha metaforike ishte mbresëlënë­se.

 ??  ?? Dje në Ministrinë e Kulturës gjatë intervistë­s me kandidatët për drejtor i përgjithsh­ëm i TKOBAP
Dje në Ministrinë e Kulturës gjatë intervistë­s me kandidatët për drejtor i përgjithsh­ëm i TKOBAP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania