Panorama (Albania)

FIFA PEZULLON MERKATON E TIRANËS PREJ NJË BULLGARI

- ARMAND HALILI

Sezoni i ri futbollist­ik ka nisur në mënyrën më të mirë për skuadrën e Kukësit, që dje në "Selman Stërmasi", arriti të fitonte pastër ndaj Skënderbeu­t në shifrat 3- 1.

Gjoka debutoi me fitore, ndërsa Gjici tanimë mund të thotë me krenari se skuadra e tij mund të fitojë edhe pa huazuar tre lojtarë nga korçarët. Këta të fundit prodhuan lojë, megjithatë Agostineli ka ende shumë punë për të ndërtuar atë Skënderbe që të gjithë janë mësuar të shohin në vitet e fundit. Por, deri në startin e kampionati­t ka ende edhe dy javë kohë dhe korçarët kanë treguar se dinë të kthejnë gjithçka në favor të tyre edhe kur e nisin keq. Ndërsa Kukësit, i janë dashur disa vite për të nisur shkrimin e historisë me trofeun e dytë të fituar.

- Salihi për Skënderbeu­n dhe Karioka për Kukësin lëshojnë sinjalet e para në portat respektive, me gjuajtje nga distanca, por nuk janë të saktë. Skënderbeu është më i qartë në aksionet sulmuese, ndërsa Kukësi pret momentin, që duket se nuk do të vijë asnjëherë me një Pejiç që duket qartë jashtë forme dhe një mesfushë, që nuk arrin të koordinohe­t. Por, atëherë kur të gjithë prisnin golin e Skënderbeu­t, feston

Pjesa e parë

Martin Kavdanski luajti vetëm 4 ndeshje me Tiranën dhe, më pas, u largua pa lënë asnjë gjurmë, por qendërmbro­jtësi bullgar u ka hapur një telash të madh bardhebluv­e. Ai nuk është ankuar në FIFA për zgjidhje të njëanshme të kontratës dhe e ka fituar gjyqin me kryeqyteta­sit. Duke qenë se kjo është e disata herë që Tirana shfaqet në zyrat e FIFA- s si klub borxhli, dje është marrë edhe një vendim drastik: "Pezullohet merkatoja e Tiranës për periudhën në vijim". Ky ka qenë verdikti i institucio­nit botëror të futbollit, i cili gjithashtu bën me dije se Tirana duhet që të ketë edhe një numër faksi funksional, pasi nuk arrin të komunikojë në rrugë zyrtare me klubin 24 herë kampion të Shqipërisë. Kukësi. Aksion nga e majta për verilindor­ët dhe Karioka që është në ditën e tij më të mirë, kroson në shtyllën e dytë ku Dvornekovi­ç, i harruar nga mbrojtësit korçarë, gjuan me kokë dhe mposht Shehin. Katër minuta më vonë, Fukui kundërpërg­jigjet me të njëjtin monedhë. Mici nga e majta krosim dhe Fukui me kokë i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe shënon. Pas pësimit të golit verilindor­ët humbasin disi toruan dhe rrezikojnë të pësojnë edhe golin e dytë, por mbrohen mirë.

- Ashtu si në pjesën e parë, Kukësi nuk fal dhe ndëshkon në momentin më të mirë të kampionëve. Greca i futur në pjesën e dytë të takimit, përfiton nga një

Pjesa e dytë

hutim i momentit i mbrojtjes korçare dhe jep një asist në qendër të zonës për Eminin. Sulmuesi nuk mendohet dy herë dhe godet një top rrafsh me tokën, i cili përfundon në rrjetë. Forca sulmuese e Skënderbeu­t bie ndjeshëm, ndërsa për Kukësin minutat e fundit janë më të mirat. Madje në shtesë, Lena i aktivizuar në fraksionin e dytë ndjek deri në fund një top që u duk i humbur dhe pason për Pejiçin, që ndodhet në zonë. Kroati edhe pse jashtë forme, nuk e ka humbur instinktin dhe e ndal topin në rrjetë, duke firmosur kapitullim­in e Skënderbeu­t.

Iker Kasijas vazhdon të bëjë histori, edhe pse është larg Realit të Madridit. Me kualifikim­in e Portos në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, portieri spanjoll ka arritur kuotën e 18 sezoneve radhazi në këtë kompeticio­n. Më mirë se ai ka bërë vetëm Rajan Gigs, i cili numëron 19 pjesëmarrj­e radhazi me ekipin e Junajtid. Kasijas mund të jetë një nga kundërshta­rët e mundshëm të Realit të Madridit dhe legjenda mund të kthehet sërish në shtëpi, por këtë herë si rival.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania