Panorama (Albania)

Sampdoria hidhet në sulm për Mavrajn

-

Shtohet "banda" e kuqezinjve në Serinë A. Këtë herë bëhet fjalë për një nga shtyllat e mbrojtjes së Kombëtares kuqezi. Mërgim Mavraj ka dalë në skenë si emri më i mirë i mundshëm për qendrën e mbrojtjes së Sampdorias. Problemet e hasura në takimin e parë kanë bërë që drejtuesit e skuadrës italiane të vihen në veprim për të plotësuar nevojat e ekipit përpara se të mbyllet merkatoja e transferim­eve. Ndërkohë që ekipi është duke pritur zyrtarizmi­n e afrimit të Denis Praet, emra si Simone Romanjoli i Karpit dhe Mateo Bianketi i Veronës janë gjithashtu alternativ­a, të cilat po merren në konsiderat­ë nga drejtuesit. Mirëpo, paraqitja e kuqezinjve në Francë ka evidentuar një nga shtyllat e mbrojtjes për kuqezinjtë. Mërgim Mavraj është një prej alternativ­ave që shihen si të vlefshme për drejtuesit e Sampdorias, për eksperienc­ën që ka dhe sigurinë që ofron në repartin e prapavijës. "Sampdoria news", një faqe informativ­e pranë klubit, konfirmon lajmin e bërë publik nga "tuttomerca­ttoëeb", në lidhje me shqiptarin. Mbrojtësi i ditëlindje­s 1986 është një nga futbollist­ët titullarë të Këlnit në Bundesligë­n gjermane, mirëpo gjatë merkatos së muajit janar, kur Mavraj u përfol se mund të largohej, trajneri dhe drejtuesit e klubit konfirmuan se çdokush e ka një vlerë për kartonin. Në lidhje me mbrojtësin kuqezi, drejtuesit e Këlnit kërkojnë rreth 2 milionë euro për ta lënë të lirë shqiptarin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania