Panorama (Albania)

Sherri për drogën, zbardhet vrasja e trefishtë në Tiranë

Dosja e Prokuroris­ë, seriali i hakmarrjes nga Holanda

-

Tre persona dërgohen në gjyq nga Prokuroria për Krime të Rënda për përplasjen me armë të ndodhur më 27 maj 2015, në bulevardin e Tiranës te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku u vranë tre persona.

Sipas Prokuroris­ë, Mentor Lufi ( Doçi) dhe Gerti Goxhaj mbetën të vdekur pas sulmit me armë ndaj tyre nga shtetasi Besnik Sulku dhe italiani i dyshuar si vrasës me pagesë, Salvatore Letizia. Këta të fundit kishin dalë për të vrarë në shenjë hakmarrjej­e, por pasi qëlluan me armë makinën e Mentor Lufit u përballën me reagimin e nipave të tij. Vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi, që ishin në ruajtje të Mentor Lufit, u kundërpërg­jigjën me armë dhe vranë Besnik Sulkun, ndërsa italiani i dyshuar si vrasës me pagesë shpëtoi pasi u arratis nga vendi i krimit. Burimet zyrtare bënë me dije se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërgoi për gjykim tre persona, dy shqiptarë dhe një italian, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e trefishtë ndodhur në bulevardin "Zogu i Parë", në Tiranë, në datën 27.05.2015. Vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi, si edhe italiani Salvatore Letizia akuzohen nga Prokuroria për Krime të Rënda për konfliktin e armatosur, ku mbetën të vdekur shtetasin Mentor Lufi ( Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku. Nga hetimet është arritur në përfundimi­n se ngjar- ja e ndodhur në muajin maj 2015 në Tiranë është vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në dhjetor 2014 dhe që ka vazhduar në Holandë, në prill 2015, e më tej është shoqëruar me ngjarjen për të cilën akuzohen tre të pandehurit, kanë thënë burimet e Prokuroris­ë. Në Tiranë do të gjykohet edhe vrasja e Durim Sulkut e ndodhur në prill 2015, në Holandë, nga vëllezërit Doçi.

SERIALI I HAKMARRJES

Në dosje, Prokuroria për Krime të Rënda i paraqet Gjykatës dinamikën e ngjarjes, e cila është rindërtuar në bashkëpuni­m edhe me autoritete­t holandeze. Sipas saj, në dhjetor 2014, shtetasi Mentor Lufi ( Doçi) plagoset me armë zjarri në zonën e ish- stadiumit "Dinamo", në Tiranë dhe autorët largohen. Shënjestra e atentatit, Lufi, ka dyshuar se sulmi ndaj tij është organizuar nga vëllezërit Durim dhe Besnik Sulku me të cilët dyshohet se ka pasur përplasje për çështje droge gjatë qëndrimint në Holandë. Ndërmjet Mentor Lufit dhe vëllezërve Sulku kishte nisur një konflikt në Holandë, ku ata udhëtonin dhe qëndronin shpesh. Pas atentatit me pasojë plagosjen, Lufi organizon nipat e tij, Markeljan dhe Klevi Doçi, për t'u hakmarrë. Në prill 2015, dy vëllezërit Doçi i bëjnë atentat me armë Durim Sulkut në qytetin Ridderkerk të Holandës. Nga veprimet hetimore të autoritete­ve holandeze rezulton se Durim Sulku gjendej në një automjet tip "Smart", kur është qëlluar për vdekje disa herë me pistoletë nga Markeljan Doçi, i cili ishte i shoqëruar nga vëllai i tij, Klevi Doçi, gjithashtu i armatosur. Pas atentatit në Holandë, vëllezërit Doçi rikthehen në Shqipëri, duke iu shmangur autoritete­ve holandeze.

HAKMARRJA NË BULEVARD

Pas thuajse dy muajsh nga vrasja në Holandë, konkretish­t pasditen e datës 27 maj 2015, Mentor Lufi, dy nipat e tij, Markeljan e Klevi Doçi, si edhe miku i tyre, Gerti Goxhaj, gjendeshin në një lokal pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në bulevardin "Zogu i Parë" në Tiranë. Pasi janë ngritur nga lokali, ata kanë hipur në dy mjete dhe konkretish­t, Mentor Lufi ishte pasagjer në mjetin e drejtuar nga Gerti Goxhaj, ndër- sa vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi gjendeshin në një automjet pas të parit, ku në timon ishte Markeljani. Sapo kanë hipur në automjete, në dy pjesët anësore të makinës së parë janë afruar dy persona të armatosur, të cilët kanë qëlluar personat që gjendeshin në bordin e saj, konkretish­t Mentor Lufin ( Doçi) dhe Gerti Goxhaj. Nga goditjet me armë ka vdekur në vend Goxhaj dhe është plagosur rëndë Lufi, i cili vdiq pak çaste më vonë. Në momentin e goditjes me armë, Markeljan Doçi afron me shpejtësi makinën drejt atentatorë­ve, duke përplasur fillimisht njërin prej tyre. Ky i fundit, i cili më pas rezultoi se ishte Besnik Sulku, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të mjetit të dytë, por pa u shkaktuar dëme, te vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi. Të gjendur nën goditjen e armës tip pistoletë nga ana e Besnik Sulkut, Markeljani, gjithashtu i armatosur me pistoletë, ka reaguar duke qëlluar me armë. Markeljani dhe Sulku kanë vijuar të qëllojnë njëri- tjetrin, derisa Besnik Sulku ka mbetur i vdekur, pak metra larg nga automjetet. Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë organizuan operacioni­n për arrestimin e personave të përfshirë. Fillimisht, në vendngjarj­e u arrestuan vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi. Më vonë, pranë një hoteli në atë zonë, u arrestua edhe shtetasi italian, Salvatore Letizia, i cili rezulton se është personi që së bashku me Besnik Sulkun ishte pjesë e vrasjes së shtetasve Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja e 3- fishtë
Vendi ku ndodhi vrasja e 3- fishtë
 ??  ??
 ??  ?? Salvatore Letizia
Salvatore Letizia
 ??  ?? Besnik Sulku i vrarë në Tiranë
Besnik Sulku i vrarë në Tiranë
 ??  ?? Markeljan Doçi
Markeljan Doçi
 ??  ?? Klejvi Doçi
Klejvi Doçi
 ??  ?? Gerti Goxhaj i vrarë në Tiranë
Gerti Goxhaj i vrarë në Tiranë
 ??  ?? Durim Sulku i vrarë në Holandë
Durim Sulku i vrarë në Holandë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania