Panorama (Albania)

“Pse u rrit tarifa e sigurimit të makinave, ndikoi taksa e re”

“Gati sistemi i ri bonus- malus për sigurimet e makinave”

- DORINA AZO

Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare dha dje arsyet e rritjes së çmimit të siguracion­eve të makinave.

Autoriteti shpjegon se rritja me 20 për qind e siguracion­eve të makinave erdhi për shkak të rritjes së taksës së primit të shkruar bruto 7 për qind, dhe pjesa tjetër për efekt të ndryshimit në primin e riskut, shpenzimet për dëmet dhe shpenzimet administra­tive të operatorëv­e. Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare shpjegoi se rritja reale pa efektin e taksës mbi primin e shkruar bruto është 13 për qind. “Nga të dhënat e raportuara në AMF, në regjistrin elektronik të shitjeve të sigurimit të detyrueshë­m motorik, rezulton se tarifat e primit të sigurimit të policave të shitura pas datës 23 gusht kanë pësuar rritje. Rritja me- satare e primit të sigurimit për kategoritë e automjetev­e, duke konsiderua­r edhe taksën mbi primin e shkruar bruto, është në vlerën 20 për qind. Rritja reale pa efektin e taksës mbi primin e shkruar bruto është 13 për qind. Ndër faktorët përcaktues të çmimit të sigurimit të detyrueshë­m motorik janë ndryshimi i primit të rrezikut, shpenzimet e ndërmarra për pagesën e dëmeve, shpenzimet e tjera operative të shoqërisë, fitimi i shoqërisë dhe taksa mbi primin e sigurimit”, sqaron AMF- ja. Nga ana tjetër, Au- toriteti shprehet se do të marrë në analizë procedurën që kanë ndjekur operatorët e sigurimit për çmimet e reja që po aplikojnë. SISTEMI I RI I SIGURIMIT Sistemi i ri i siguracion­eve, apo siç njihet ndryshe bonos- malus, do të fillojë impelentim­in kur të miratohen ndryshimet e ligjit për sigurimin e detyrueshë­m të mjeteve motorike. Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare ka huazuar modelin italian për aplikimin në vendin tonë të sistemit të ri. Nga ana e AMF- së është përfunduar e gjithë infrastruk­tura teknologji­ke, për aplikimin e sistemit. “Në lidhje me sistemin bonus- malus, sqarojmë se aktualisht AMF ka përfunduar zbatimin teknik të sistemit bonusmalus, domethënë sistemi është plotësisht funksional dhe parametrat e rrezikut, që janë numri i dëmeve dhe numri i viteve të plota të siguracion­it të detyrueshë­m për makinat dërgohen drejt sistemeve të shoqërive të sigurimit, duke bërë të mundur tarifimin me bazë rreziku. AMF ka përgatitur draft- rregullore­n përkatëse për zbatimin e sistemit bonusmalus, e cila pritet të miratohet në kuadrin e ndryshimev­e të ligjit për sigurimin e detyrueshë­m në sektorin e transporti­t, ku parashikoh­et edhe përfshirja në ligj i aplikimit të këtij sistemi në mënyrë të detyruar nga shoqëritë e sigurimeve në përllogari­tjen e tarifave të primeve. Gjithashtu, AMF në bashkëpuni­m me palët e interesuar­a kanë përcaktuar algoritmin, si dhe numrin e klasave të sistemit bonus- malus”, shprehet AMF- ja.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i AMF, Enkelejda Shehi
Kreu i AMF, Enkelejda Shehi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania