Panorama (Albania)

Edhe PD fushatë me Rrugën e Arbrit, Basha: E ndërtoj unë

“Gjethja e hashashit, emblema e kandidatit e koalicioni­t të PS”

- FATION BINJAKU

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka prezantuar dje zyrtarisht kandidatin e PD- së për Bashkinë e Peshkopisë, Sherefedin Shehu, para qytetarëve të Dibrës.

Basha u shpreh dje se Shehu kishte karrierë të sigurt brenda Grupit të PD- së, por ai zgjodhi t’u shërbejë qytetarëve të Dibrës. Kreu i PD- së premtoi mbështetje për projektet e Sherefedin Shehut, kur ai të jetë Kryeminist­ër. Duke folur për Rrugën e Arbrit, Basha tha se projektin e nisi Qeveria demokrate dhe do të jenë po demokratët që do ta përfundojn­ë. “Ne që e nisëm, ne do ta përfundojm­ë Rrugën e Arbrit. Ne e filluam Rrugën e Arbrit. Ne dhamë para nga buxheti i shtetit. Fatkeqësia e Rrugës së Arbrit ishte Rilindja, fatkeqësia më e madhe për Dibrën ishte Rilindja, fatkeqësia më e madhe për Shqipërinë ishte Rilindja. E varrosi Rrugën e Arbrit Edi Rama, siç varrosi çdo projekt tjetër për Shqipërinë”, deklaroi kreu i PD- së. Për Bashën, Kryeminist­ri hoqi si ministër Financash Shkëlqim Canin, pasi nuk e la të vidhte me taksat. “Nuk ju tha pse e hoqi Shkëlqim Canin nga ministër Financash. E hoqi se iu bë pengesë për të vjedhur taksat me koncesioni­n e vëllait të tij, ja pse e hoqi. Nuk ju tha pse u prish projekti me kinezët për Rrugën e Arbrit. Për pazar u prish Rruga e Arbrit. As për Skavicën nuk ju tha asnjë fjalë. Nuk ju tha se është një koncesion korruptiv me miqtë e tij turq, që të bëjë hidrocentr­alin e të përmbytë gjysmën e Dibrës e të shpërngulë gjysmën e dibranëve, pa pyetur fare”, deklaroi dje Basha. Ai ka vijuar akuzat ndaj kreut të Qeverisë, duke thënë se kërkon votën e dibranëve për të vjedhur sërish. “Edi Rama nuk e do Dibrën dhe dibranët dhe këtë e ka vërtetuar me dhjetëra herë. Por do votën tuaj që të kapë paratë për Rrugën e Arbrit, do votën tuaj që të kapë qindra miliona euro për Skavicën”, tha ai. Basha ka komentuar dhe përdorimin e makinave të doganave në fushatën e elektorale. Basha tha se PS ka hequr logon e LSI- së nga xhipat, duke ironizuar se logoja e ‘ Aleancës për Shqipërinë europiane’ është gjethja e kanabisit. “Mirë kanë bërë që kanë hequr logon e LSI-së. Ta heqin edhe logon e PS- së, se xhipat nuk përfaqësoj­në as socialistë­t e ndershëm. E dinë socialistë­t dibranë që kandidati i tij nuk i përfaqëson. Madje, të heqë edhe logon e PDIU- së. Ju e dini se çfarë bime duhet te xhipat e bardhë, apo jo?! Kanabisi, hashashi. Kjo është emblema e kandidatit të tij. Po, po, e tha vetë. E vetmja emblemë e koalicioni­t është gjethja e hashashit. Rama i vogël është këtu jo për ju, jo për Dibrën, por vetëm për Ramën e madh”, deklaroi dje Basha. Kreu i opozitës i ka bërë thirrje qeverisë që të largojë bandat nga Dibra dhe të lerë qytetarët të votojnë të lirë. “Dibra, jo në duart e bandave. Dibra, jo plaçkë e Edi Ramës. Dibra për dibranët! Paralajmër­imin që kemi bërë para disa ditësh, dua ta përsëris sot: Edi Rama dhe banditët e tu, larg duart nga zjarri, se do të përvëlohes­h. Larg duart nga vota e lirë në Dibër, se do të digjesh e do të shkrumbohe­sh. Le ta dëgjojnë edhe emisarët e tij të krimit që vijnë rrotull në Dibër si çakej zabërhanë. Dibra nuk e dorëzon votën me asnjë çmim. Koha e Edi Ramës ka mbaruar”, tha Basha.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania