Panorama (Albania)

Pas Dades, edhe Dokle me LSI: Pro konsensusi­t për reformën

“Konsensusi me opozitën i bën të qëndrueshm­e reformat”

- TIRANE

Deputeti socialist, Namik Dokle, e sheh konsensusi­n me opozitën si një kusht për t’i bërë reformat që miratohen më të qëndrueshm­e.

Pas deputetes Arta Dade, edhe Dokle mori pjesë dje në Akademinë Verore të të rinjve të LSI- së në bregdetin e Jalës. “Një nga elementët bazë për sa u përket reformave, për të bërë reforma të mëdha dhe të qëndrueshm­e, është më e mira që të gjendet zgjidhja, konsensusi me opozitën. Nga kjo pikëpamje, unë mendoj se konsensusi duhet synuar. Parulla demokratik­e është që të arrish konsensusi­n e plotë me opozitën është e pamundur, por drejt saj duhet synuar gjithmonë”, tha Dokle. Ashtu si edhe deputetja Dade, ai vlerësoi organizimi­n e të rinjve në pjesëmarrj­et politike. “Ne duhet të jemi modestë për të shkuar në Europë si qytetarë të saj dhe për të vepruar si europianë. Natyrisht këto janë lëvizje të mëdha, dhe ju që jeni brezi më i ri, mund ta çoni më përpara këtë zhvillim të Shqipërisë. Dhe besoj se, në qoftë se unë dhe Kejdi kemi punuar, kemi bërë fushata për t’u zgjedhur, për t’u bërë deputetë të Parlamenti­t shqiptar, disa prej jush do të punojnë, do të bëjnë fushata për t’u zgjedhur natyrisht edhe deputetë të Parlamenti­t Europian. Shumë shpejt besoj se Shqipëria do të marrë ftesën për të hapur negociatat që na çojnë drejt BE- së”, tha Dokle. NDËRKOMBËT­ARËT Në ditën e katërt të Kampingut të LRI- së në Jalë, i ftuar për të bashkëbise­duar me pjesëmarrë­sit ka qenë edhe politikani gjerman, prof. dr. Friedbert Pflüger, anëtar i partisë gjermane CDU, i cili në të kaluarën ka mbajtur postin e kryetarit të Komitetit të Çështjeve Europiane në Bundestag, si dhe sekretar i shtetit.

Duke iu drejtuar të rinjve të LRI-së, Pflüger vlerësoi aktiviteti­n e zhvilluar në Jalë, duke e cilësuar si diçka uni- ke në të gjithë Europën. “E dini, në një botë ku çdo ditë në lajme kemi diçka rreth luftës, terrorizmi­t, tërmeteve, kjo mbledhje dhe këta të rinj që ne shikojmë këtu na japin goxha shpresë dhe optimizëm. Ilir Meta, unë mundem vetëm tju falënderoj ju dhe lidershipi­n e partisë, lidershipi­n e Lëvizjes Rinore për Integrim për punën fantastike që keni bërë këtu dhe ju lutem, më besoni, unë kam qenë për shumë vite me lëvizjen rinore të partisë sime, kam qenë zv. kryetar i studentëve demokratë europianë. Në gjithë Europën unë nuk kam parë kurrë një aktivitet si ky dhe ju duhet të jeni shumë krenarë për këtë. Ju keni dy vajza në krye të partisë suaj, dy vajza të fuqishme dhe kjo është një shenjë fantastike”, tha politikani i njohur gjerman. Reformën në Drejtësi, ai e cilësoi si arritje të madhe për Shqipërinë. “Lexova gazetat në Tiranë se kongresmen­i Michael MCcaul, kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kongresin Amerikan, i dërgoi përgëzimet e tij kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për kalimin me sukses të Reformës në Drejtësi. Dhe kjo vjen nga SHBA- të, që unë mendoj se të gjithë ne duhet ta marrim shumë seriozisht, është një arritje për Shqipërinë dhe barrierat europiane”, tha politikani i CDU- së.

 ??  ??
 ??  ?? Namik Dokle në kampingun e LRI në Jalë
Namik Dokle në kampingun e LRI në Jalë
 ??  ?? Politikani i CDU, Friedbert Pflüger, në Jalë
Politikani i CDU, Friedbert Pflüger, në Jalë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania