Panorama (Albania)

Tradhtitë e mëdha kalojnë përherë në heshtje

- BRISIDA GJIKONDI

Më1 shtator, Kuvendi i Kosovës kërkon të ligjërojë dhe vulosë kalimin...

“Ju, moj bjeshkë, bjeshkë mos u thaçin, Bre e aha në ju me sod u thaj shin, Edhe ma kurr mos u pertrijshi­n. Në ju ma kroje mos bunojshin, E shka jan-o krejt humbojshin, Zogjt e malit në ju mos këndojshir­i, Kumonë gj aj et mos tingllojsh­in. Mos u gjetët ma ujë me u freskue, Mos u gjetët- o hie me mrizue…

Këto janë disa vargje nga Legjenda e Bjeshkëve të Namuna, Bjeshkë të cilat, ashtu si dhe Shën Naumi dikur, do t’i përkasin në të ardhmen përrallave me mbret që shqiptarët do t’u tregojnë fëmijëve.

Më 1 shtator, Kuvendi i Kosovës kërkon të ligjërojë dhe vulosë kalimin e tokave shekullore shqiptare, tokave simbolike, historike, me vlerë gjeografik­e, natyrore, ujore, folklorike nën sovranitet­in dhe territorin zyrtar të Malit të Zi. Këtë falje territores­h, personalis­ht e quaj një krim kombëtar, një krim me pasoja të parikuperu­eshme, dhe si të gjitha krimet e përmasave të tilla, duke mbartur në vetvete vetëdijen e krimbërësi­t, kjo llahtarë po kalon në heshtje.

E quajnë demarkacio­n, marrëveshj­e dypalëshe, me ndërhyrje europiane, amerikane etj., etj.,, por ndërkohë është haptazi dhe qartazi dhënie përfundimt­are trojesh shqiptare. Të japësh 82 kilometra tokë shqiptarës­h të larë me gjak për shekuj e shekuj, tregon që numri i tradhtarëv­e më me famë në trojet tona do të ketë rritje progresive. Tashmë në këtë shekull të ri, ku askush nuk të vjen me pushkë të të marrë territore, janë vetë qeveritarë­t shqiptarë që i ofrojnë ato. Ka shumë që analizojnë arsyet pse po i jepen me fjongo në tavolinë këto toka Malit të Zi, ndërkohë unë mendoj që tokat shqiptare nuk duhen prekur dhe cenuar në asnjë centimetër të tyre, askush, asgjë, asnjëherë nuk justifikon tradhtitë e këtyre përmasave. Asnjë qeveritar vdekatar, qenie e përkohshme mbi këtë tokë gjaku nuk mund të falë tokën e qindra brezave të mëparshëm dhe të mëpasshëm. Mali i Zi historikis­ht ka ushqyer ambicie gllabërues­e për territoret shqiptare, masakrat dhe luftimet në ato vise asgjë nuk i zhbën, as vendimet e Konferencë­s së Londrës dikur, as piruetat gjeopoliti­ke, strategjik­e dhe ushtarake të superfuqiv­e të këtyre kohëve. Trojet shqiptare mbeten, superfuqit­ë lëvizin. Por trishtuesh­ëm duhet pranuar se kohën dhe vendimmarr­jet e botës për trojet tona në shumicë të cilësuar e kanë sunduar shqiptarët vdekatarë, oportunist­ë, të heshtur, shqiptarët e çapit të bukës, jo shumë kanë qenë shqiptarët e shqiptaris­ë. Dhe kjo na diferencon jo për mirë dhe ndër popujt e Ballkanit. Fajin s’duhet ta kërkojmë askund përpos brenda nesh. Tradhtia ka folur përherë shqip.

Si nga plani ligjor ndërkombët­ar, gjeografik, historik, konventat, arkivat, analizat dhe shumë qasje të tjera nuk arrihet të justifikoh­et që dhënia e trojeve shqiptare qenka thjesht një çështje teknike që i takon Qeverisë së përkohshme të Kosovës, jo Kombit shqiptar dhe dinjitetit të tij. Ripërsëris, asnjë centimetër e trojeve shqiptare nuk duhet t’i jepet askujt, për asnjë arsye, boll troje kanë lëshuar shqiptarët e tradhtive të mëdha dhe ata të heshtur shekujve të kaluar. Nuk po dua të merrem me analiza të detajuara, me historinë e përgjakur të Malësisë së Dukagjinit, Rugovës, Çakorrit dhe Kullës, as me martirët simbol të atyre zonave, që zëri u ndihet ende ndër lugina e bjeshkë. Unë, nuk do të doja të isha bashkëkohë­se e një tradhtie të tillë, pavarësish­t se fizikisht jam në Tiranë, asgjë nuk do e justifikon­te përballë trashëgimt­arëve të mi heshtjen dhe apatinë time. Tradhtitë e mëdha në përgjithës­i kalojnë në heshtje, unë dua të bëhet zhurmë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania